in

Kultivojnë drogë me paratë e prostitucionit, arrestohen 10 shqiptarë

Arrestimet në Torino falë një App që karabinierët u instaluan në aparatet celulare një bande shpërndarësish droge.

Romë, 26 shtator 2016 – Një “App-spiun” i instaluar në celularët e tyre u ka lejuar forcave të rendit të kontrollonin një bandë shpërndarësish droge. E kanë mësuar edhe zinxhirin frytdhënës të punës së ndjekur prej tyre: shfrytëzonin prostitucionin e paratë që nxirrnin prej tij i investonin në kultivimin e drogës.

Këtë kanë zbuluar karabinierët e Torinos që së fundi kanë arrestuar 10 shtetas shqiptarë me akuzat e rekrutimit, shfrytëzimit dhe nxitjes së prostitucionit, zhvatjes së parave me dhunë, lëndimeve personale në rrethana rënduesë, armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit të drogës.

Falë hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, karabinierët kanë zbuluar parcela me marihuanë. Ata kanë sekuestruar mbi 4 mijë bimë me vlerë prej disa milionë eurosh.

Kjo është herë e dytë brenda një jave që arrestohen shtetas shqiptarë për prodhim të drogës. Vetëm pak ditë më parë parcela me mijëra rrënjë marihuanë të kultivuara nga dy shqiptarë u zbuluan në provincën e Materës.

 

Bonus bebe, nënat fitojnë përsëri: “Mjafton leja e qëndrimit”

Rama mbi importin e mbetjeve: Ligji ynë është ndryshe nga i vjetri që anuluam