Jetoj në Itali prej vitesh me leje qëndrimit. Po t’u nis ca para të afërmve në Shqipëri, është e vërtetë që duhet të paguaj edhe 2% taksë? Unë jam i regjistruar në INPS, por këto muaj jam i papunë.
Paguajnë vetëm ata që janë jokomunitarët qe nuk kanë matrikullën INPS apo kodin fiskal
Ligji 148 i 14 shtatorit 2011, i ardhur në fuqi më datë 17 të të njëjtit muaj, ka përcaktuar detyrime të reja për të gjithë operatorët e dhe klientët e shërbimeve të transferimit të parave në Itali.
Praktikisht është parashikuar një taksë e barabartë me 2% të shumës që transferohet, për një minimum takse prej 3 eurosh. Ajo paguhet duke blerë një pullë-taksë dhe i dorëzohet operatorit që kryen transferimin e parave.
Kjo taksë nuk duhet paguar nëse transferimin e parave e bën një shtetas komunitar dhe nëse paratë shkojnë drejtë një vendi anëtar të BE-së. Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse të gjithë të huajt e pajisur me kodin fiskal dhe janë të regjistruar në INPS (pra kanë matrikullën INPS).
Regjistrimi në INPS është i shënuar në këto dokumente:
– Fleta e pagesës (busta paga);
– Deklarata CUD me faqen që përmban matrikullën INPS
– F24 seksionin INPS të mbushur
– Buletini i kontributeve INPS
Mjafton të kesh matrikulën INPS dhe kodin fiskal, për të qenë i qetë. Mund të dërgosh para pa paguar taksë, nga cilido shtet të jesh e cilido qoftë destinacioni i parave.
Taksa e re, veç pakënaqësisë së kuptueshme, ka krijuar shumë paqartësi dhe vështirësi mes emigrantëve dhe operatorëve të Money Transfer, ndaj, për sa kohë taksa është në fuqi, e shohim të udhës të sqarojmë kush duhet të paguajë 2% mbi shumat e dërguara në atdhe apo gjetkë.
stranieriinitalia.it