in

Kushtetuesja pezullon Vetingun e kërkon ndihmën e “Komisionit të Venecias”


Reagojnë SHBA dhe BE pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: “Respektojmë autoritetin shqiptar, por nxisim të gjitha palët të mos humbasin kohë”

SHBA dhe BE kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar ligjin e Vetingut. Me anë të një deklarate për shtyp, thuhet se SHBA dhe Be mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë të reformës së gjyqësorit.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias.

Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit” thuhet në deklaratë.

Të dielën kthehet ora diellore, akrepat një orë mbrapa

Kur frika fiton mbi Amerikën dhe Evropën