“Ndarjet e reja urbanistike” te qytetit tim te lindjes, Tiranes
Nga Adela Kolea
“Po kjo, nga vjen? Ku banon? Ne lagjen e Bosit apo ate te Kosit?” – pyeti nen ze njera nga vajzat, shoqen e saj per nje kliente tjeter te parukerise, te pranishme po aty.
“Nga ajo e Kosit duhet te jete, padyshim, perndryshe do ta kishim vene re ne lagjen tone!” – iu pergjigj tjetra.
Me mjaftuan vetem keto dy shprehje, per te me bere te mbyllja per nje moment nje liber, te cilit sapo i kisha filluar leximin, ne intervalin e pritjes se radhes sime tek nje parukeri ne Tirane.
Ndodhesha aty rastesisht, shkoja ne ate lokal per here te pare, ngaqe une nuk jetoj atje. Nuk njihja parukjeren, nuk njihja klientet e saj dhe, si te thuash, perveç nje pershendetjeje, nuk shkembeva me teper fjale me to. Edhe sepse, nuk do te doja te dukesha kureshtare qe te merrja pjese ne konfidencat e tyre, konfidenca qe duket qe trajtohen ndermjet mikesh qe ka kohe qe njihen apo frekuentohen e, ndaj te cilave, une isha e jashtme.
Nuk kisha informacion apo me mire, nuk isha perditesuar mbi keto “ndarje te reja urbanistike” te qytetit tim te lindjes, Tiranes. Pata nevoje per nje çast , sa “te merrja veten” e te kthjelltesoja mendimet: per ç’lagje Bosi apo Kosi e kishin fjalen ato vajza?
Duke jetuar larg Shqiperise, eshte normale qe nuk mund te pretendosh qe te jesh ne te njejtin hap me banoret vendas me gjuhen, dialektin, te folmen bisedore me teper, zhargonin popullor. Ato evoluojne vazhdimisht. Se sa “per mire” kjo vjen, per kete nuk jam e sigurt, ketu kam dyshimet e mosbesimet e mia.
E apasionuar pas etnolinguistikes pergjithesisht, pas zhargonit popullor, pata fatin e mire te mesoja disa shprehje te reja ne Tirane.
Gjithsesi, te kthehemi tek perzierja “kos –bos”.
Nuk dua te ndalem ne nje tjeter aspekt: ne ate qe, shume te ashtuquajtur “bos”, kane ardhur prej “kosit”, e pranojne apo jo kete, kjo, eshte çeshtje tjeter qe mund ta trajtojme ne nje moment dytesor.
E pra, nuk behej fjale per dy lagje te ndryshme, per dy njesi me vete. Lagjja ishte nje e vetme dhe e ndare ne dy panorama, qe edhe syri i pastervitur ne imtesira te kota, ua veren dallimet.
Lagjja e qytetit, eshte e ndare ne dy nenlagje si te themi: nga njera ane, jane pallatet e vjetra te kohes se diktatures, per te cilat, me thene te drejten, une provoj nje fare nostalgjie, pasi nga ato pallate une vij, aty kam lindur e jam rritur.
Ato pallate qe tashme, nga pamja duken shume te lodhur, te shpelare apo te rrjepur ne fasade, me tulla ngjyra-ngjyra nga shtesa te mundshme, nga forma te çuditshme zgjerimesh, ardhur keto nga nevoja e njerezve per hapesire, nga shkallet e demtura me disa hekura te dale ne to, qe, nuk e di sesi ia bejne ato njerez qe hipin e zbresin ato shkalle perdite pa u mbetur peng ndonje kavilje apo take kepuce femrave…
Pallate, me fijet elektrike te varura si zorre te perdredhura, me parabolat e montuara pa diskutim ne çdo ballkon, me bulierat e ujit neper taraca, pallate, nder te cilet me kujtohet nje detaj nga femijeria: fakti qe nuk kishim citofon! Bertisnin me sa te kishim fuqi poshte dritareve apo ballkoneve te shoqerise, per te bere “apelin” ndermjet nesh e per t’u mbledhur per te luajtur, per te luajtur vetem dhe ekskluzivisht jashte, ne ajer te paster!
Po, keto perbenin disa nga detajet me te kendshme qe une ruaj nga te ashtuquajturat tani nga rinia e nje fare niveli apo prejardhjje, te “lagjeve te kosit”.
Bashke me keto, edhe ulja neper shkallet e pallatit me shoqet, per konfidencat e moshes, shkembimet e koleksioneve te erbariumeve, pullave, figurave etj. Si imazh i palevizshem perpara syve tane, perballe me pallatin, edhe nje bunker madje, si per te na bere shoqeri edhe ai.
Nga ana tjeter, pallatet e reja, te sotshmet, shumekateshe e me nje pamje ne stonim te dallueshem me te vjetrat.
Kuptohet, detajte e mesiperme, ne “lagjen e bosit” nuk duhet te njihen. Por, jo se ka ndryshuar emertimi apo forma e lagjes, vetem se ka ndryshuar koha e brezi, stili i jeteses, kjo eshte e natyrshme.
Vetem nje gje m’u duk e dhimbshme: menyra patetike e siperfaqesore me te cilen ato vajza veshtruan ate tjetren, te konsideruarit e saj si nje jashtetokesore, si nje qe vinte nga “nje lagje tjeter”, aty ku, per nje lagje tjeter nuk behej aspak fjale dhe, kryesisht argumenti te cilit i jepnin me teper rendesi: lagjes, ne vend te personit!
Lagjja ishte nje e vetme: jane ndarjet imagjinare apo seleksionuese qe i bejne njerezit, disa kategori njerezish – te jene keta, “zengjinet e rinj?” – te cilat me folen gjate, ne menyre shume dimensionale…
Me folen per ndarje brenda qytetit, per ndarje shoqerore, kulturore.
Diçka tjeter me zbaviti si te them, ne kete shfaqje njerezore ku qeshe e pranishme krejt rastesisht e pa paguar asnje bilete madje. Bileta e vetme qe do te paguaja fundja, ishte fatura e sherbimit te parukjeres per rregullimin e flokeve qe do te me bente.
Me zbaviti fakti qe do te mesoja me pas, pasi te shkembeja dy fjale me “vajzen nga Lagjja e Kosit”, se kjo vajze ishte aq e lumtur qe banonte ne ate “nendarje urbane imagjinare”, qofte edhe perkufizuar me nje epitet bulmetor te percaktuar, ishte aq e lumtur te ishte aty autoktone ajo e familja e saj, brez pas brezi ne nje shtepi te vjeter private me bahçe, ishte njekohesisht e lumtur, te njihte nje hollesi, te cilen mesa duket, ato vajza te rrembyera te “Lagjes se Bosit” nuk njihnin padyshim: ajo dhe familja e saj, – banues te Lagjes se Kosit – ishin pronaret edhe te vete shtepise ku banonin ato vajza qe vetequheshin te vinin nga “Lagjja e Bosit”.