in

Lecce. Hyraj u vra nga punëdhënësi që e përdorte atë si shënjestër

Më 6 prill 2014, bariu Qamil Hyraj, 23 vjeç, është gjetur i vrarë me pistoletë në fushat e Porto Cesareos, në Torre Lapillo. Nga hetimet tashmë është zbuluar që nuk u vra për zënie mes barinjsh por nga 31-vjeçari Giuseppe Roi, pronari i ndërmarrjes bujqësore për të cilën shqiptari punonte

Romë, 5 nëntor 2014 – Giuseppe Roi, 31-vjeçar, pronar i një ndërmarrjeje bujqësore bënte qitje por me veçantinë se si shënjestër “përdorte” 23-vjeçarin Qamil Hyraj që kish punësuar si bari. Sipas hetuesve, Qamil Hyraj që u gjet i vrarë më 6 prill në fushat e Porto Cesareos, në Torre Lapillo të Lecces, nuk është vrarë gjatë një zënieje mes barinjsh siç mendohej fillimisht por nga Roi. Ky i fundit shpesh përfshinte bariun në provat e tij në qitje: ditën e tragjedisë, Giuseppe Roi po përdorte si shënjestër një frigorifer por ka vënë në trajektoren e plumbit Qamil Hyrajn, për të vështirësuar qitjen. Por me sa duket, vështirësia ka qenë e madhe për të, dhe në vend të frigoriferit ka goditur në kokë bariun e ri që ka vdekur në vend.

Sot vrasësi është arrestuar dhe akuza është e rëndë: vrasje me dashje sepse duhet të kishte marrë parasysh se rreziku që plumbi mund të kapte bariun ishte realisht shumë i lartë. Veç Giuseppe Roit është paditur edhe i ati i tij që menjëherë pas ngjarjes u përpoq të devijonte hetimet duke simuluar vjedhjen e disa dhenve, për të lënë të kuptohej se Hyraj ishte vrarë nga hajdutët gjatë grabitjes. 

Luiza Xhuvani jep dorëheqjen: “Drejtësia të bëjë drejtësi”

Vrasja në Tiranë. Sipas prokurorisë, Kostandin Xhuvani ka qëlluar mbi 4 viktimat