in

Lecce. Vrasje-vetëvrasje në familje

Fitnet Mehmeti 52 vjeçe, e dëshpëruar nga sëmundja e rëndë e bashkëjetuesit Mario Manco 75 vjeç, e ka therur, dhe më pas është përpjekur të vrasë veten duke prerë venat e kyçeve të duarve dhe në qafë. Është në spital të Gallipolit ku lufton mes jetës e vdekjes

Romë, 23 korrik 2012 – Një tragjedi familjare ka tronditur këto ditë Melissanon në provincën e Lecces.

52-vjeçarja Fitnet Mehmeti ka therur bashkëjetuesin e saj Antonio Manco 75 vjeç dhe është përpjekur të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë duke prerë venat. Një i afërm i ka gjetur mëngjesin e të shtunës krah njëri tjetrit në shtëpi, burrin pa jetë, ndërsa gruan që akoma merrte frymë. Këtë të fundit e kanë çuar urgjentisht në spitalin e Gallipolit ku e kanë operuar e tani ndodhet e shtruar në gjendje shumë të rëndë e nuk dihet nëse do të shpëtojë. Për Mancon, ish kamionist në pension nuk mund të bëhej asgjë veçse të konstatohej vdekja.

Sipas karabinierëve që janë thirrur në vendngjarje, gruaja duhet të ketë vrarë të shoqin që të premten apo të enjten në darkë, dhe duhet të këtë provuar vetëvrasjen disa orë më pas. Shkaku i ksaj tragjedie duhet të ketë qenë dëshpërimi i Mehmetit për gjendjen e rëndë shëndetësore të Mancos me të cilin bashkëjetonte prej dy vjetësh në Melissano. Në fakt, Antonio Manco vuante nga një patologji e rqëndë në sistemin e frymëmarrjes që e dëtyronte të ishte gjithnjë i lidhur me bombulën e oksigjenit.

Gruaja tani lufton mes jetës e vdekjes dhe nëse shpëton duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për vrasje.

Romë. Zihet me një vendas, e rrahin keqas shokët e këtij të fundit

Vret burrin e shkruan në mur: “Për pesë vjet më ke detyruar të jetoj si skllave”