in

Lecco. Edlira Dobrushi që theri tri vajzat e saj nuk do të dënohet

Është deklaruar “e paaftë për të gjykuar”

Edlira Dobrushi
Romë, 17 tetor 2014 – Edlira Dobrushi, 37vjeçarja që vrau me thikë tri vajzat e saj nuk do të shkojë në burg por në një shtëpi të mbrojtur. Mjekët psikiatër të thirrur nga gjykata për të vlerësuar aftësinë e saj mendore e kanë deklaruar të paaftë për të gjykuar. Sipas analizës psikiatrike dhuna e jashtëzakonshme dhe e pajustifikuar mbi vajzat e veta ishte pasojë e problemit të saj mendor, ndoshta një psikozë paranoide, gjendje e rënduar me ndarjen nga i shoqi por e pakuruar ndonjëherë. Për këtë arsye ajo nuk mund të gjykohet penalisht e nuk do të vuajë dënim në burg por do të mbahet e mbyllur në një shtëpi të kontrolluar për një kohë akoma të papërcaktuar.

Mëngjesin e 9 marsit, Edlira Dobrushi ka vrarë me thikë tri vajzat e veta, Simonën 13 vjeç, Keisin 10 dhe Sidnin 4 vjeç. Karabinierët që shkuan në vendngjarje e gjetën në gjendje konfuzionale para derës së apartamentit të saj të mbuluar në gjak. Ua pranoi  menjëherë vrasjen e tmerrshme: “E bëra unë. Isha e dëshpëruar”.

Lexo edhe:
Tragjedi familjare në Lecco. Nëna vret me thikë tre vajzat e saj
Motrat e vrara nga e ëma. Autopsia: janë qëlluar me thikë nga 30 herë secila
Qyteti u jep lamtumirën tri vajzave të vrara nga nëna

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lorik Cana rrezikon nga 6 deri në 18 muaj skualifikim

Presidenti serb Vuçiç: Akoma nuk e di nëse do të pres kryeministrin Rama