in

Lega kundër shtetësisë sipas “ius Bersani”

Një video e Legës sulmon sekretarin e PD-së që dëshiron të miratojë reformën e shtetësisë së brezave të dytë që në mbledhjen e parë të këshillit të ministrave. E megjithatë, edhe për partinë e Maronit, imigrantët kishin përparësinë

Romë, 6 dhjetor 2012 – Pierluigi Bersani është mbështetës i flaktë i reformës së shtetësisë së brezave të dytë.në programin e tij, në mitingje por edhe në përballjet televizive me kandidatët e tjerë të primarieve, sekretari i Partisë Demokratike italiane ka theksuar që, nëse merr pushtetin, mbledhja e parë e qeverisë së drejtuar prej tij do të dekretojë parimin sipas të cilit “një fëmijë, bir imigrantësh, i lindur dhe i rritur n Itali, është një shtetas italian”.

Tym për sytë e Legës që deri më sot ka penguar çdo mundësi ndryshimi të rrregullave të njohjes së shtetësisë italiane, pa bërë dallim mes imigrantëve dhe bijve të tyre. Tani partia e Maronit ka botuar një video të titulluar “ius Bersani” në të cilën angazhimit të sekretarit të PD-së i kundërvihen shifrat e krizës, të shoqëruara me mesazhin: “Mendimi i parë i Bersanit Kryeministër do të jetë për imigrantët … edhe pse të dhënat social-ekonomike paracaktojnë të tjera urgjenca”.

Atëherë të vjen të pyesësh cilat ishin urgjencat e legistëve në qeveri?

Napoli, 21 maj 2008, Berlusconi bën mbledhjen e parë të Këshillit të ministrave. Çfarë kërkon ministri i Brendshëm i sapoemëruar Roberto Maroni? Të famshmen ‘Paketë të sigurisë’ që, mes të tjerave, fut veprën penale të klandestinitetit dhe çon në 18 muaj mbylljen e të parregulltve në Qendrat e Dëbimit. Me sa duket, edhe për Legën, mendimi i parë ishte për imigrantët.

Elvio Pasca

Shtetësia si lexim jashtë klase

Vicenza Gjendet i vdekur në makinë, i vrarë me plumb në kokë