in

Lejeqëndrimet në L’Aquila vuajnë akoma tërmetin

Për shenjat e gishtërinjve dhe tërheqjen e dokumentit të huajt duhet të shkojnë deri në Avezzano. Ajo për të huajt është e vetmja zyrë e Kuesturës ku akoma nuk mund të shkelë askush

Romë, 8 tetor 2013 – Kanë kaluar katër vjet e gjysmë nga tërmeti i 6 prillit 2009 që u mori jetën mbi 300 personave dhe shkatërroi L’Aquilën komunat përreth. Në kryeqendrën abruceze, edhe sot e kësaj dite, qytetarët e huaj vazhdojnë të vuajnë pasojat e asaj tragjedie sa herë që u duhet tëkërkojnë apo të përtërijnë lejen e qëndrimit.

Më 6 prill 2009 u dëmtua rëndë mes të tjerash edhe Kuestura, e për rrjedhojë edhe zyra për të huajt. Kompetencat e saj u transferuan në provincë, pranë komisariatit të sigurisë publike të vezznos, 40 km larg. Me përparimin e punimeve të ristrukturimit, kuestura k rihapur të gjitha zyrat e tjera. Zyra për të huajt është e vetmja që ka mbetur e shkëputur, ndaj kush ka nevojë për të, të huajt, duhet të marrin rrugën, të paktën për dy herë, nëse gjithçka shkon mirë: për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe për të tërhequr lejen e qëndrimit.

“Me sa duket, ne imigrantët jemi qytetarë të dorës së dytë” denoncon Gamal Bouchaib, këshilltar i huaj i komunës së L’Aquilës, duke shpjeguar për stranieriinitalia.it ç’do të thotë ky problem për 5.500 imigrantët që jetojnë në qytet. “Të mendojmë për një familje: nënë e baba duhet të humbasin ditën e punës, fëmijët ditën e shkollës, kësaj shtoi edhe shpenzimet e rrugës vajtje ardhje. Qindra euro e gjithë ajo kohë e humbur. E pas një viti leja skadon e fillohet prapë nga e para”.

Pa llogaritur që komisariati i Avezzanos ka strukturë e personel të pamjaftueshëm për të shërbyer, veç imigrantëve të zonës së saj, edhe ata që vijnë nga kryeqendra e krahinës. Rezultati? “Radhë pa fund dhe nervozizëm  për qytetarët dhe punonjësit e sporteleve, për të mos folur për vonesat e praktikave. Si është e mundur që pas mëse katër vitesh problemi të mos zgjidhet akoma?” pyet këshilltari.

Bouchaib ka paraqitur një rend dite në Komunë dhe dëshiron t’i shkruajë zyrtarisht kuestorit të ri Vittorio Rizzi. Tani për tani sheh dy alternativa: të vihet përkohësisht në punë një zyrë e re në L’Aquila, ose të gjendet një mënyrë për të përdorur lokalet e Kuesturës që janë ristrukturuar, “edhe pse – shpjegon – ristrukturimi i plotë i ndërtesës së Kuesturës parashikohet të mbarojë pas dy vjetëve”.

Elvio Pasca

Qeveria në punë për norma të reja mbi imigracionin

Lampedusa. Viktimat e nxjerra në breg 249, dhjetëra të tjera akoma në anijen e mbytur