Pas suksesit të majit, balerini shqiptar Leon Cino do të ngjitet sërish në skenën e Teatro Greco në Romë. Me “Tra Uomo e Donna/Trittico”
Romë 20 shtator 2011 – Balerini shqiptar Leon Cino do të ngjitet sërish në skenën e Teatro Greco në Romë më 24 dhe 25 shtator (ora 21.00) me shfaqjen triptike “Amore, Sagapo, Dashuri”, “Woman” me koreografi të Biagio Tambone-s dhe “Passione” me koreografi të Tania Matos-it.
Me koreografin Tambone, profesor në Shkollën e Baletit dhe të Teatro alla Scala, Leoni tregon se e njeh që kur ishte nxënës i tij, ndërsa me Tania Matos ka bashkëpunuar edhe më parë për koreografitë e shfaqjes “Tra uomo e donna”.
Krah ballerinit të njohur shqiptar do të ketë edhe balerinë të tjerë, aktorë dhe instrumentistë. Ndër balerinët mund të përmendim Annalisa Cianci, Simona Deiana, Antonello Mastrangelo, Giulia Paris, Barbara Pennavaria, si edhe shqiptarin Mirand Pulaj. Aktorët janë Samantha Fantauzzi dhe Angelo Marotta. Janë speciale dy instrumentistet. Që të dyja shqiptare. Fatma Spahiu në piano dhe Anyla Kraja në violinë.
Leon Cino, balerini klasik, fitues i edicionit të tretë të emisionit “Amici” të Maria De Filippi. Në teatër ai ka qenë protagonist shfaqjesh të suksesshme si “Footloose” dhe “Io ballo”. Së fundi, si protagonist i muzikalit “L’Arca di Giada” të shfaqur për herë të parë më 18 qershor në Romë, në dekorin e mrekullueshëm të Trinita dei Monti në Piazza di Spagna, mbushi sheshin me admirues të tij dhe të baletit. “Në nëntor, me muzikalin do të shkoj në turne në mbarë Italinë. Shpresoj që të ketë suksesin që korri në Romë”.
Për informazione dhe prenotime: 06 8607513