in

Likuidim edhe për bashkëshorten e huaj të ndarë

Jam e huaj me lejeqëndrim për arsye familjare, që më pas e kam konvertuar për arsye pune. Përpara pesë vjetësh jam ndarë nga im shoq, shtetas italian. Prej gati dy muajsh ai ka dalë në pension dhe kam marrë vesh që do të ketë një shumë parash si trajtim në fund të marrëdhënies së punës nga punëdhënësi. A kam edhe unë ndonjë të drejtë mbi shumën që do të marrë?

Çështja ka të bëjë me të ashtuquajturin T.F.R. – shuma në para që jepet në fund të marrëdhënies së punës, një shumë që neni 2120 i kodit civil i njeh punonjësit në çdo rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës së varur (për pushim nga puna individual apo kolektiv, dorëheqje, apo për arritjen e moshës së pensionit etj).

Ligji i njeh të drejtën e një përqindjeje mbi këtë shumë edhe bashkëshortit/es me të cilin/en është dhënë sentenca e zgjidhjes ose e ndërprerjes së rrjedhojave civile të martesës, me kusht që të plotësohen kushtet e mëposhtme:
a)  duhet të marrë një çek divorci i parashikuar nga neni 5 i Ligjit 898/1970 (shuma që gjykatësi i njeh bashkëshortit/es që nuk ka mjetet e përshtatshme ose që gjithsesi nuk ka mundësi t’i sigurojë për arsye objektive);
b) të mos jete martuar sërish.

Nëse plotësohen që të dyja kushtet, bashkëshorti/jam und të marrë 40% të totalit të trajtimit në fund të marrëdhënies së punës, duke iu referuar viteve kur marrëdhënia e punës ka përkuar me martesën.

Arsyeja e kësaj norme ligjore qëndron në faktin që T.F.R. përfaqëson shuma që do të ishin shijuar nga të dy bashkëshortët në rast se martesa do të kishe zgjatur, shuma ama që janë vënë mënjanë.

Duhet specifikuar se bashkëshorti/ja, për të pasur të drejtë në marrjen e një pjese të T.F.R. duhet të ketë një çek divorci që i derdhet periodikisht. Në rast se nuk e merr këtë çek, por është shlyer një herë e mirë kur ka divorcuar apo në rast se ka marrë në pronësi ekskluzive një shumë apo pasuri në vend të çekut periodik të divorcit, nuk i takon të marrë pjesën e T.F.R.

T.F.R. duhet të jetë maturuar pas kërkesës së depozituar për kërkesën e ndarjes. Jurisprudenca është dakord që normativa në fjalë të mos zbatohet për bashkëshortët e ndarë ligjërisht.

Në rast se bashkëshorti/ja nuk e derdh shumën e duhur, i interesuari duhet t’i drejtohet avokatit për t’ia marrë atë me forcë.

Av. Valentina Chianello

Saimir Pirgu, tenori i suksesshëm

Dita e Verës në Elbasan