in

Lombardi. Mbërrin “kontributi për autonominë”. Ndihma për më të varfërit, edhe për të huajt

Kontribute të reja ekonomike për familjet, të moshuarit dhe të papunët. Shtetësia nuk ka rëndësi, por nevojiten të paktën pesë vjet rezidencë në Krahinë

Milano, 14 tetor 2015 – Heqja e biletës (ticket) shëndetësore, bonus bebe nga 800 deri në 1000 euro nga fëmija e dytë e më tej, një kontribut prej 800 eurosh për të paguar qiranë, një çek prej 400 eurosh në muaj për një vit të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe një kontribut prej 300 eurosh në muaj për gjashtë muaj të papunëve.

Janë këto pesë masat eksperimentale të “kontributit për autonominë” (italisht “reddito di autonomia”), me të cilin Krahina e Lombardisë do të ndihmojë ata që janë në vështirësi ekonomike. Masa të miratuara në fillim të tetorit nga Këshilli i drejtuar nga Roberto Maroni, që këtë radhë nuk bëjnë asnjë dallim mes të huajve dhe italinëve, por që parashikojnë (me përjashtim të heqjes së biletës shëndetësore) përmbushjen e kriterit të rezidencës, të paktën pesëvjeçare në Krahinë që praktikisht do të penalizojë ata që kanë mbërritur atje së fundi.

“Domethënia e kësaj nisme – ka nënvizuar Maroni gjatë paraqitjes së këtyre masave – është t’u japim pavarësinë qytetarëve lombardë në nevojë. Kemi vënë mënjanë 50 milionë për tre muajt e fundit të 2015-tës dhe 200 për të gjithë 2016-tën”. Shifër që do të rrisin, premtojnë nga Këshilli Krahinor, nëse nga ligj i ardhshëm i Stabilitetit do të ketë fonde shtesë për Lombardinë.

Pesë masat e “kontributit për autonominë” po vijnë në fuqi një nga një nga 8 tetori deri në 1 dhjetor. Ja si shpjegohen në një skedë të shpërndarë nga Krahina e Lombardisë:

Biletë shëndetësore zero – Parashikohet heqja, për familjet, e të ashtuquajturës “superticket” për shërbimet ambulatoriale, që në Lombardi arrijnë deri në 30 euro.

• Të ardhurat familjare të tatueshme: deri në 18.000 euro       

• Fillimi: nga 15 tetori 2015

• Mënyra e qasjes: vetëcertifikim i të ardhurave të tatueshme

• Përfitues (për një vit): rreth 500.000 familje (1.250.000 qytetarë)

Nga 1 janari 2016, në përputhje me disponibilitetin financiar, do të futet “Kuocienti familjar” sipas modelit francez.

Bonus bebe – Kontribut ekonomik, vetëm një herë, prej 800 eurosh për bijtë e dytë dhe 1.000 euro nga biri i tretë.

• Treguesi  ISEE i referimit: deri në 30.000 euro

• Fillimi: nga mesnata e 8 tetorit 2015

• Mënyra e qasjes: me aplikim. Me komunikim të Krahinës pas një sinjalizimi të spitalit për lindjen

• Përfitues (su base annua): 26.000 bij të dytë, mbi 10.000 bij të tretë e sipër

• Kritere: residenca në Lombardi prej të paktën 5 vitesh

Bonus qiratë – Kontribut ekonomik, vetëm një herë, prej 800 eurosh, dedikuar familjeve në vështirësi sociale ekonomike, rezidente në Komuna me probleme të theksuara strehimi (155 Komuna).

• Treguesi ISEE/FSA (Fondi në Mështetje të Qirave) i  referimit: nga 7.000 deri në 9.000 euro

• Fillimi: nga 1 nëntori 2015

• Mënyra e qasjes: me lajmërim të Krahinës (bando regionale)

• Përfitues (për një vit):  6.000 familje

• Kritere: residenca in Lombardi prej të paktën 5 vjetësh

Çeku i autonomisë – çek prej 400 eurosh në muaj për dymbëdhjetë muaj, për fitimin apo ruajtjen e pavarësisë personale në kontekstin e mënyrës së jetesës, në favor të personave të moshuar dhe të atyre me aftësi të kufizuar jo të vetëmjaftueshëm me rrezik të lartë përjashtimi shoqëror.   di 400 euro al mese, per dodici mesi, per l’acquisizione o il mantenimento di autonomia personale nel proprio contesto di vita, a favore di persone anziane e di persone disabili in condizione di non autosufficienza e a forte rischio di esclusione sociale.

• Treguesi ISEE i referimit: deri në 10.000 euro

• Fillimi: nga 1 dhjetori 2015

• Mënyra e qasjes: dy lajmërime publike krahinore

• Përfitues (për një vit): rreth 1.000 familje

• Kritere: residenca in Lombardi prej të paktën 5 vjetësh

Projekt për futjen në tregun e punës (PIL) – Kontribut ekonomik prej 300 eurosh, për një periudhë maksimale prej 6 muajsh, për të favorizuar futjen ose rifutjen në punë përmes veprimtarive të orientimit, formimit, kërkimit aktiv të vendit të punës.

• Treguesi  ISEE i referimit: deri në 18.000 euro

• Fillimi: nga 15 tetori 2015

• Mënyra e qasjes: në sportel përmes Dote Unica Lavoro

• Përfitues (për një vit): 5.000 persona

• Kritere: të papunë prej mëse 36 muajve, që nuk përfitojnë asnjë formë mbështetjeje të të ardhurave e që përjetojnë vështirësi ekonomike.

Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Dashuri shpëtomë. Puthja e refugjatëve, sërish bashkë pas mbytjes së barkës

Reforma e shtetësisë për brezat e dytë. Ja teksti i miratuar në Dhomën e Deputetëve