in

Lucca. Arrestohet 24-vjeçari ndërsa vidhte karburantin nga një Tir

Mbushte serbatorin e Opelit që kish vjedhur me naftë të marrë nga kamionët e parkuar. Arrestohet Hariz Sallaku

Romë, 5 shtator 2012 – Kur benzina është kthyer në ‘flori e shkuar floririt’, ndokujt nuk i leverdis ta blejë as për të mbushur makinën e vjedhur.

Rasti i fundit, ai i Hariz Sallakut, 24 vjeç, i arrestuar nga karabinierët në lokalitetin Gossi të Luccas në një parking. Ata kanë dalluar lëvizje të dyshimta në zonën e parkingut jashtë të cilës kanë gjetur një veturë Opel Corsa me motorin akoma të ngrohtë që nga një kontroll i shpejtë i targës rezultoi e vjedhur në Fucecchio. Në parking kanë gjetur 24-vjeçarin që kishte mbushur 12 bidonë dhjetë litërsh me karburantin që merrte nga një Tir.

E kanë arrestuar për vjedhje në rrethana rënduese. Procesi gjyqësor mbahet më 11 shtator.

Falsifikon lejeqëndrimin e skaduar për të punuar në Itali

Sanatoria INPS: “E rëndësishme kontratat e punës të mbahen edhe pas legalizimit”