Quhet “Maratona Kuq e Zi” nisma më e re e Aleancës Kuq e Zi. Qëllimi i kësaj maratone është promovimi dhe mbrojtja e vlerave kombëtare dhe historike kudo që jetojnë shqiptarë, në trojet e tyre apo edhe në diasporë. Në Romë, maratona do të mbërrijë më 17 tetor. Atë ditë, në universitetin “La Sapienza” do të mbahet një takim me zëvendës kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Do të marrë pjesë edhe futbollisti Lorik Cana, gjithnjë i ndjeshëm ndaj çështjeve kombëtare.
Në ndeshjen Shqipëri Biellorusi, me një mikrofon në fushë ai bëri thirrje: “Thojini të gjithëve nuk ndërrohet Kombësia… Nuk shitet Shqiptaria…”. Episodi i disatë që e ktheu në një personalitet shumë të dashur për shqiptarët kudo në botë, qofshin sportdashës apo jo.
Kalendari i maratonës:
1 tetor në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës – Maison des Ailes rue Montoyer n 1 1000 Bruxelles
10 tetor në Nju Jork, tubim me shqiptarët ora 11:00 Fifth Avenue – Manhatan
17 tetor në Romë, takim me shqiptarët e Italisë në orën 18:00 via De Lollis – Universiteti “La Sapienza”
26 tetor në Tetovë në Universitetin e Tetovës
Aktiviteti përmbyllet me 28 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.