Gjykatësit: “Nuk i bëjmë ne ligjet”
Romë, 20 qershor 2011 – “Kemi kundër të gjitha organet e drejtësisë që është në favor të klandestinëve, por ne nuk do të lëshojmë pe. Nga ana tjetër me mbiemrin që mbaj, nuk mund të jepem”. E ka thënë dje ministri i Brendshëm, legisti Roberto Maroni (duke referuar edhe një shprehjeje popullore “uomo coi maroni” për të thënë që është njeri i fortë ) gjatë fjalës së tij në mitingun e Pontidës, duke folur për imigracionin.
“Ka vetëm një mënyrë për të bllokuar refugjatët. Të ndalojmë luftën” në Libi – ka shpjeguar më pas ministri nga podiumi i Pontidës përpara 30 mijë legistëve.
I përgjigjet shoqata kombëtare e gjykatësve
“Kjo është propagandë e keqe që do të ishte e udhës të shmangej nga ata që kanë poste institucionale delikate siç është ministri i Brendshëm. Të gjithë e dinë që ligji italian mbi imigracionin, sipas gjykatës së Drejtësisë së Strasburgut, është në kundërshtim me parimet evropiane. Dhe nuk është faji i gjykatësve që ata nuk dinë të bëjnë ligjet”. Kështu është shprehur për agjencinë e lajmeve Adnkronos Giuseppe Cascini, sekretar i shoqatës kombëtare të gjykatësve (Anm), në përgjigje të pohimeve të ministrit të Brendshëm.