Ishte mëngjesi i 6 marsit 1991. Pasi pregatita dy feta bukë me margarinë dhe i mbështolla me një fletë gazete a letër makaronash spageti, nuk më kujtohet mirë, isha gati për t’u nisur për punë. Kur në atë moment mama hapi derën e hyri brenda dhe më tha se të gjithë po shkonin drejt portit për t’u nisur për Itali. Pa u menduar gjatë, instiktivisht, fillova të kërkoj se ku ishte futur letërnjoftimi dhe pasi e gjeta e mora me vete dhe i thashë mamës se po ikja të shihja se ç’po ndodhte andej nga porti.
Akoma pa arritur mirë dëgjoheshin të shtënat në ajër pa ndërprerje dhe kur u afrova kuptova se ishin fishekë manovre dhe ushtarët i zbraznin si për të luajtur pa na i hedhur sytë fare ne që po hynim brenda portit nëpërmjet rrethimit që ishte çarë në pika të ndryshme.
Kur arrij pranë kalatës takoj një shokun tim që quhet Fatos e punonte edhe ai në hekurudhë. Në atë kohë, rreth orës 8 të mëngjesit, shohim anijen Iliria që sapo ishte shkëputur nga kalata dhe ishte drejtuar drejt daljes së portit. Unë, me sa më kujtohet, po i thoja Fatosit “Ah sikur të kishim arritur pak më parë”. Ndërkohë ai po fliste me një person dhe pasi ndahet nga ai më thotë: “Maks prit se do të vijë rimorkiatori për të marrë këta zotërinjtë dhe hipim edhe ne”.
Dhe me të vërtetë si për magji arriti dhe ne pesë vetë hipëm me shpejtësi dhe u nisëm drejt anijes Iliria e cila ndaloi dhe, pasi hipëm lart me anë të një shkalle, u nis menjëherë në drejtim të pa diskutueshëm: drejt Italisë.
Ata të tre, që unë nuk i kisha parë ndonjëherë, së bashku me Fatosin morën një drejtim të caktuar dhe të njëjtën gjë bëra edhe unë pas tyre për t’u gjendur pas pak çastesh në kabinën e pilotimit. Siç mora vesh me vone njeri prej tyre ishte komisar anijeje, tjetri ishte kapiten i një tjetre te vogel ndoshta peshkarexhe dhe i treti po ashtu dicka e tille marinar anije edhe ai. Keto te tre nga konkluzjonet qe nxorra une duhet ti kishte derguar kapiteneria e portit per te marre drejtimin e anijes sepse deri ne ato momente ishte manovruar nga specjaliste te improvizuar ku binte ne sy njeri qe kishte qene marinar ne te kaluaren dhe qe gjate gjithe udhetimit qe shume aktiv.
Pas kesaj rrjedhe me shpejtesi te ngjarjeve ndoqen ore te tera monotonie, kjo edhe nga fakti sepse nga sa kuptova une nga dy motore qe kishte anija njeri nuk funksjononte per defekt mekanik dhe si rrjedhoje avancohej me gjysmen e shpejtesise.
Ne nje fare pike te udhetimit u shtua edhe nje veshtiresi tjeter. Busulla e anijes u prish. Ajo ndodhej pikerisht siper kabines se pilotimit dhe njerezit qe ishin me shumice edhe aty e kishin demtuar duke e shkelur me kembe.
Nderkohe ishim afruar ne brigjet e Italise prane Brindisit dhe drejtuesit e anijes pa busull po hasnin ne veshtiresi te medha per te avancuar. Dua te shtoj ketu se anija Vlora qe ishte nisur pas nesh aty rreth ores 3-4 te pasdites na parakaloi dhe me shpejtesi vazhdoi udhetimin deri sa na humbi nga syte. Me arritjen e nates u be me e veshtire te udhetonim dhe ishim akoma ne det te hapun dhe me nje ngarkese njerezore te rraskapitur pasi edhe deti qe i dallgezuar dhe per pasoje shume vete i zuri deti. Ne anije kishte edhe gra e femije te vegjel dhe dikush tha se kishte edhe ndonje grua shtatzene qe e kishte vuajtur me shume udhetimin qe behej ne kushte shume te veshtira.
Per fat arritem te lidheshim me radio me kapitenerine e portit te Brindizit dhe me italishten tone te varfer ne ate kohe arritem te kuptonim thelbin e asaj qe na thane dhe njekohesisht i beme te ditur qe meqenese na ishte prishur busulla nuk dinim ç’drejtim te ndiqnim. Ata na thane se nje elikopter do te bente 2-3 xhiro siper nesh dhe te ndiqnim drejtimin e drites se tij. Keshtu beme dhe me ne fund u ndalem prballe portit te Brindizit ndofta rreth mesit te nates. Aty do te kalonim ato 5-6 ore te gjata deri sa te zbardhej. Rreth e qark ishte erresire e plote dhe nuk shihnim gje tjeter veçse dritat e qytetit.
Ne mengjes sapo zbardhi dita pame aty diku prane nesh ishte edhe anija Vlora dhe disa anije te vogla shqiptare. Drejtuesit e anijes tone u lidhen perseri me kapitenerine e portit dhe i thame se ne ishim ne gjendje shume te veshtire dhe se kishim femije te semure e gra shtatzane dhe se kerkonim lejen per te hyre ne port por ata vazhdonin qe te mos na lejonin. Ne i thame se do te hynim dhe ashtu beme. Anija u ndez dhe ne dalengadale hyme ne port te pashqetesuar dhe kapiteneria e nderpreu komunikimin me ne ne kete pike. Nuk kaloi shume kohe dhe njerezit filluan te brohorisnin Italia Italia etj. Mjete detare te vogla e te ndryshme filluan te leviznin drejt nesh nder ta edhe fotoreportere qe skatonin fotografi etj.
Nje gazete do te shkruante ne ditet ne vijim qe po sikur keto anije te ishin nje flotilje armike ç’do te ndodhte.
Pas nesh ne port hyne edhe anijet tjera qe prisnin ne rade dhe te nesermen arriti edhe panamezi qe mbylli serine e anijeve “te arratisura”.
Ne per disa dite do te sistemoheshim ne port dhe do te kalonim disa nete te ftohta ne port te mbrojtur nga plasmaset qe per fat ndodheshin me shumice ne hambarin e nje anije. Me kujtohet se ne nje hambar kishte edhe sapoj nga ato te asaj kohe por na sherbenin pak dhe besoj se do te jene kthyer te paprekur ne atdhe.
Nderkohe filloi te organizohej “makina” e ndihmave nga kryqi i kuq, karitasi, shteti, komunat etj. Ne ishim te uritur dhe te palare. Mund te them se vura buke ne goje pas rreth 40 oresh a me shume. Ushqimet e para i kishin futur ne qese ku kishin panine, proshute, djathe, kuti toni etj pa harruar te futnin edhe nje banane qe ishte e para ne jeten time e gjitha per mua. Aty kam kuptuar ç’eshte uria dhe kjo qese me ushqime ndofta ka qene vakti me i shijeshem i jetes sime.
Tani qe kane kaluar 20 vjet gjithçka me duket si nje ender qe vazhdon dhe prej kohesh lus zotin qe te ndodhe dicka qe une te kthehem pergjithmone ne nje Shqiperi si e gjithe Europa. Por kur do te jete e tille Shqiperia jone?
Maksim L., Itali
Lexo edhe: Mars 1991 – Edhe unë isha në anije