Ukrahina dhe Polonia vendet me më shumë viktima. Në Itali nga 1 shkurti deri më sot për të ftohtit e acartë dhe reshjet e jashtëzakonshme të borës kanë humbur jetën të paktën 40 persona. Në Rusi temperatura shkon minus 30 gradë celsius
Romë 9 shkurt 2012 – Ka kapërcyer shifrën 480 bilanci i viktimave të ditëve të shkurtit për shkak të motit të acartë në Europë. Ndër zonat më të goditura nga kjo valë e jashtëzakonshme të ftohti dhe dëbore janë edhe Italia e vendet e Ballkanit.
Viktimat më të shumta në numër janë në Ukrahinë, plot 136 persona kanë humbur jetën dhe situata meteorologjike po përkeqësohet aq sa në fundjavë parashikohen -30 gradë nën zero. E rëndë situata edhe në vende të tjera të Europës qendrore e lindore: në Poloni numri i të vdekurve ka shkuar në 74 persona, në Rumani 41, në Bullgari 8, Republikën Çeke në 24, në Lituani 23, në Letoni 10, në Sllovaki 3 dhe një në Estoni.
Në Ballkan situata është e rëndë kudo dhe numërohen 23 viktima. Në Serbi, Kroaci Maqedoni e Mal të Zi ka mbi 70 mijë vetë që kanë mbetur të izoluar.
Të vdekur nga të ftohtit edhe në vende të Europës perëndimore si Austria e Franca, me 5 viktima secila, Gjermania, 4 viktima. Bilanci më negativ i përket Italisë ku nga të ftohtit e ditëve të fundit kanë vdekur jetën deri më sot të paktën 40 vetë, dhe ku parashikohet një fundjavë akoma më e ftohtë e me më shumë probleme se ajo e kaluara.
Në Shqipëri, mediat flasin për të paktën pesë të vdekur nga i ftohti, por sipas zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë pohuar se është vetëm një viktimë nga temperaturat e ulëta. Është një endacak 37 vjeçar, që u gjet ditën e djeshme, pranë Ministrisë së Jashtme, bëri të ditur për ATSH-në drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Ndërkohë në vend janë shtuar dhe rastet me virozat stinore, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 22 mijë në javë. Autoritetet shëndetësore apelojnë për më shumë kujdes, ndërsa theksojnë se nuk ka vend për panik.