Karabinierët e shohin që fuste diçka nën dhe. Kur shkojnë e kontrollojnë zbulojnë dy kavanoza plot me kokainë
Romë, 21 nëntor 2011 – Florin Ndoci, 39 vjeç, punëtor, rezident në Minerbio të Bolonjës, është arrestuar natën e të shtunës (19 nëntor) në shtëpi të tij për mbajtje të paligjshme të një sasie të madhe lëndësh narkotike. Ndoci me precedent penal, pikërisht për drogë, më 7 prill ishte dënuar nga gjykata e Bolonjës të kryente punë shoqërore dhe të qëndronte në shtëpi nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit.
Të shtunën, karabinierët e gjendur pranë shtëpisë së tij e kanë parë në gjunjë në oborr. Duke parë orën e vonë të natës, karabinierëve nuk u ka pëlqyer sjellja e Ndocit, ndaj vendosin t-i bëjnë një kontroll apartamentit të tij. Zbulojnë se 39 vjeçari kishte futur nën dhe dy kavanozë me 471 gramë kokainë dhe një peshore për ndarjen e dozave. Pratikisht e arrestojnë në flagrancë.