Zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lajmëron se kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, i ka çuar një mesazh ngushëllimi familjes së ish presidentit Alia.
Meta e ka cilësuar Ramiz Alinë “figurë të shquar të luftës antifashiste”.
Meta është deri tani i vetmi politikan që ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Alisë, pasuesi i Enver Hoxhës, por edhe presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste.