in

Milani nuk është më italian. Berlusconi ua shet kinezëve

Pas 30 vitesh, Silvio Berlusconi ka vendosur “të ndahet” nga Milani. Grupi “Fininvest” që zotëronte 99,93% të kuotave të klubit, ia ka shitur ato një grupi investitorësh kinezë..

Ata do të shpenzojnë 740 milionë euro (ku përfshihen 220 milionë euro borxhe), për të blerë të gjitha aksionet që zotëron familja Berluskoni. Palët nënshkruan dje marrëveshjen paraprake në Villa Certosa, ndërsa brenda fundit të vitit do të bëhet kalimi i plotë i aksioneve. Pas nënshkrimit të aktit paraprak të shit-blerjes, u dha edhe lajmi se Silvio Berlusconi do të jetë President nderi i klubit.

Milani i ri do të jetë me pronësi kineze, i grupit që quhet “Sino-Europe Investment Management Changxing” dhe kontrollon mes të tjerave edhe “Haixia Capital”, fondin shtetëror kinez për zhvillimin dhe investimet.

Skuadra e Milanit, 7 herë fituese e Champions League, prej tre sezonesh nuk ka pasur rezultate të mira jo vetëm në Evropë por edhe në Itali. Berlusconi ka arritur të fusë në kontrqatë një klauzolë që parashikon investime të menjëhershme nga kinezët, të nevojshme për ta kthyer Milanin të jetë konkurrues në nivel kontinental. Në komunikatën zyrtare të Fininvest-it lexohet: “Me marrëveshjen, blerësit angazhohen të kryejnë ndërhyrje të rëndësishme për përforcimin e kapitalit financiar me 350 milionë euro për tre vjet, nga të cilët 100 milionë do të derdhen në çastin e mbylljes së kontratës së shit-berjes së klubit”.

Me pak fjalë, Berlusconi ka dashur të sigurojë veten e tifozët e shumtë që Milani kinez do të bëjë të pamundurën që të kthehet mes skuadrave më me peshë në Evropë.

 

 

 

Il giovane pianista Llambi Cano al festival “Nei Suoni dei Luoghi”

Rio 2016. Shqipëria me 6 sportistë, Kosova, me 8, pjesëmarrëse për herë të parë