in

Milano. Immigration Center me të gjitha shërbimet për qytetarët e huaj

Komuna, Prefektura, Kuestura, ASL dhe Zyrat e Arsimit bashkojnë forcat në një sportel të vetëm. Majorino: “Do të jetë gati për në vitin 2015”

Romë, 18 shkurt 2013 – Një strukturë e re që do të përmbajë e do të ofrojë të gjitha shërbimet që institucionet u dedikojnë emigrantëve që jetjnë në Milano.

Ky është objektivi i protokollit të mirëkuptimit të nënshkruar të premten e shkuar nga këshilli komunal i udhëhequr nga Giuliano Pisapia bashkë me Prefekturën, Kuesturën, ASL Milano dhe Zyrat e Arsimit krahinore dhe territoriale, Brenda 30 shtatorit të këtij viti duhet të përgatitet projekti, por për të kaluar nga fjalët te faktet duhet priturakoma më gjatë.

‘Immigration Center’, siç e quan një komunikatë e Komunës, duhet të ofrojë edhe informacione të domosdoshme për orientimin e të gjithë atyre që duan të jetojnë në Milano dhe do të merret me të gjitha aspektet  parashikuara nga politikat për integrimin: shkollimi, puna, shtëpia, mbrojtja legale, antidiskriminimi, shëndeti e puna, siguria sociale dhe shkëmbimet ndërkulturore. Në qendër do të transferohen zyra, shërbime dhe personel që sot është i ndarë në selitë e institucioneve të ndryshme.

Protokolli i miratuar të premten, më 15 shkurt, përcakton dhe hapjen e një tryeze ndër-instituconale, në të cilën do të marrin pjesë të gjithë nënshkruesit dhe që do të jetë mjeti operativ i pikëlidhjes dhe i përballjes së përhershme mes kompetencave dhe funksioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me praninë e shtetasve të huaj në Milano. Për më tepër, Komuna do të vërë online në mënyrë eksperimentale një “portal të integrimit”, “vendin e shkëmbimeve të praktikave pozitive të promovuara në nivel territorial”.

“Me miratimin e Protokollit të mirëkuptimit me institucionet – shpjegon drejtori i Politikave sociale të Komunës, Pierfrancesco Majorino – nisim fazën e projektimit të Immigration Center. Kjo strukturë do të bëhet një pikë referimi për qytetarët e huaj dhe imigrantët që arrijnë në Milano për periudha të shkurtra apo për të jetuar, duke revolucionuar shërbimet e mikpritjes dhe të informimit. Nuk do të kemi më shërbime të shpërndara në shumë zyra të ndryshme anembanë qytetit, por vetëm në një seli të vetme. Objektivi ynë është të hapim qendrën në vitin 2015”.

Belle Air sulmon tregun e Kosovës

Sajmir Pirgu, tenori të cilit i buron drita nga buzët kur këndon