Nga 20 qershori pranë Punto Famiglia të ACLI Provinciali në Milano, Monza dhe Brianza do të jetë aktiv Sportello Lavoro Albania, i krijuar në kuadrin e projektit “Vlerësimi i Kapitalit profesional të Emingrantëve Shqiptarë. Mjete operative dhe mbështetje për rikthimin në atdhe”, i bashkëfinancuar nga Komuna e Milanos. Projekti është promovuar dhe realizuar nga një konsorcium shoqatash italiane dhe shqiptare që veprojnë në sektorin e mbështetjes së emigrantëve në Itali. Ky konsorcium përbëhet nga CeLIM Milano, ACLI Lombardia, Illyricum, IPSIA dhe USNA. Shërbimi i Sportello Lavoro Albania në Milano lind falë bashkëpunimit edhe të ACLI Provinciale të Milanos, Monzës dhe Brianzës e të Patronatiti ACLI të Milanos.
Sporteli është krijuar për emigrantët e rregullt shqiptarë të pranishëm në territorin e Lombardisë, punonjës të çdo fushe apo studentë universitetesh, që janë të interesuar të rikthehen në Shqipëri për punë. Pranë sportelit, me ndihmën e një punonjësi, mund të futet curriculumi në sitin www.sportelloalbania.it (që do të jetë aktiv nga korriku 2011) dhe mund të konsultohen ofertat e punës të vëna në faqen e internetit nga ndërmarrjet shqiptare që mund të jenë në kërkim të bashkëpunëtorëve. Nga kjo faqe do të jetë e mundur të operimi i drejtpërdrejtënga anë e punëtorëve dhe ndërmarrjeve shqiptare të interesuara.
Sportello Lavoro Albania do të ketë selinë pranë Acli Provinciale të Milanos, Monzës dhe Brianzës, në via della Signora 3, 20122 Milano (MM Duomo). Orari i tij do të jetë: