in

Ministria e Brendshme: “Qeveria po shqyrton zgjidhje për emigrantët”

Nënsekretari i ministrisë së Brendshme Ruperto: “Duhet realizëm, për të ndihmuar emigrantët dhe për të ruajtur bashkëjetesën sociale, në të njëjtën kohë”

Romë, 18 maggio 2012 – “Edhe pse në qendër të vëmendjes së qeverisë janë mbi të gjitha problemet e lidhura me krizën ekonomike, nuk kemi lënë pas dore temat e rëndësishme si imigracioni”.

Kështu është shprehur nënsekretari i Brendshëm Saverio Ruperto, i dërguar nga CIR (Consiglio Italiano per i Rifugiati) dhe nga Emhrn (Euromediterranean Human Rights Netëork) në një tavolinë të rrumbulakët në Romë mbi temat e politikës italiane mbi migrantët dhe azilkërkuesit.

Për kohën e nevojshme Ruperto nuk thotë gjë: “Flukset migratore, numri i kërkuesve të lejeqëndrimeve, kriza ekonomike që pengon vënien në dispozicion risursash më të mëdha për mikpritjen, mungesa e vendeve të punës: një tërësi shkaqesh që e vështirësojnë zgjidhjen e situatës aktuale” paralajmëron.

“Përndryshe do të ngrihej problemi i dhënies së përgjigjeve të nxituara dhe jo të arsyeshme që do të sillte çekuilibrime. Lëshimi i lejeve të përkohshme të qëndrimit afrikanëve të veriut të ardhur vitin e shkuar dhe njohja e statusit të refugjatit, thjesht do të shtynte përpara problemin. Në të njëjtën kohë, t’ua konvertosh refugjatëve në leje pune nuk do të ishte e pranueshme pasi Italia nuk mund ta lejojë, mungojnë vende pune për të gjithë”, përfundon nënsekretari.

Dy ditë më parë mbi çështjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm të libianëve dhe të tunizianëve është shprehur edhe ministri i Brendshëm Cancellieri: “Kemi vullnetin e mirë të mbyllim emergjencën brenda fundit të vitit duke respektuar në maksimum të drejtat e personave. Por shteti – ka vazhduar ministri – nuk mund të vazhdojë të mbajë në kurriz këtë situatë, për shkak të krizës ekonomike”. Për këtë arsye “po diskutohet me Krahinat. Brenda muajit maj do të kemi më të qartë situatën, do të verifikojmë sa migrantë kanë pasur lejeqëndrim humanitar, në ç’pikë jemi me komisionet dhe paditë ankimore për të ngritur një plan për të përballuar situatën deri në fund të vitit, kur do të mbyllet gjendja e emergjencës”.

 

Italia çon dosjen e Kajollit dhe kërkon ekstradimin

Lavoro. Con la crisi meno italiani e più stranieri