in

Monza. Lidhej me vajza në Facebook e më pas i përdhunonte. Arrestohet një 39vjeçar

I arrestuari, një shqiptar me qëndrim të parregullt në Itali. Dyshohet se ka përdhunuar të paktën 3 vajza nga të cilat njëra e mitur e një tjetër me probleme mendore

 

Romë, 8 shkurt 2016 – Një 39vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar dhe është mbyllur në burg mëngjesin e të shtunës i akuzuar nga gjykata e Monzës për dhunë seksuale dhe përhapje të materialeve pedopornografike.  Sipas akuzës, 39–vjeçari ka përdhunuar të paktën tre të reja, nga të cilat njëra është e mitur e një tjetër me probleme mendore, pasi është lidhur me to në Facebook ku hiqej sikur ishte një 17-vjeçar italian me emrin Enzo Milano.

Në rrjetin social, me identitetin e rremë, nuk e kishte të vështirë të bënte miqësi me vajza të reja. Më pas duke u hequr si i dashuruar pas presë së radhës i kërkonte asaj fotografi gjithnjë e më të zhveshur. E më pas shantazhi: viktima detyrohej të takohej e të bënte marrëdhënie seksuale me 39-vjeçarin (ndërsa ishte e bindur se Enzo Milano ishte një adoleshent), me kërcënimin se nëse nuk bënte siç donte ai, fotografitë do t’u postoheshin miqve të saj dhe prindërve.

Mes viktimave të përdhunuesit, pas disa javëve hetime që nisën me padinë e nënës së një vajze me probleme mendore, karabinierët zbuluan se kanë rënë të paktën 3 vajza të reja, njëra prej të cilave e mitur. Por ka mundësi që të ketë edhe vajza të tjera që të kenë vuajtur të njëjtin fat, ndaj karabinierët kanë vënë në dispozicion një numër telefoni (0362/304400) për të denoncuar ndonjë rast tjetër të mundshëm përdhunimi nga 39-vjeçari.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Parma. Po nisej për Angli me dokument italian të vjedhur, arrestohet në aeroport

Irma Kurti sjell për lexuesin italian librin e saj të ri “Në pragun e një dhimbjeje”