in

Ndahet nga jeta piktorja Safo Marko

Safo Marko, një nga piktoret e njohura shqiptare, bashkëshortja e shkrimtarit Petro Marko, u nda nga jeta më 26 gusht, në moshën 87-vjeçare

Tiranë, 27 gusht 2012 – Piktorja Safo Marko, krijimtaria e së cilës zë një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit shqiptar, u nda mbrëmë nga jeta në moshën 87 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Safo Marko, bashkëshortja e shkrimtarit Petro Marko, u lind në Selanik në 28 mars 1925. Ajo është një nga artistet e njohura shqiptare, me edukim autodidakt në pikturë, të gjysmës së dytë të shekullit XX. Pas ndryshimit të sistemeve politike të pas viteve ’90 piktorja Marko pati një krijimtari të frytshme.

Krijimtaria e saj ndahet në dy periudha. Krijimtaria e periudhës së parë është nga më të njohurat në fushën e ilustrimit në botimet letrare, akademike dhe shkollareske. Kjo e bëri shumë të njohur në mjedisin e publikut studentor. Gjithashtu gjini të tjera si posteri tematik, panot dekorative dhe tematike, krijimtaria në teknikat e gdhëndjes e të shtypit në bardhezi dhe me ngjyra, vizatimit dhe pikturës i kanë dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit të kësaj periudhe. Pas viteve ’90 nis dhe periudha e saj e dytë, që shënon një krijimtari në rritje të natyrshme dhe emocionale me kah figurativ, frymë lirike dhe me subjekt njerëzor. (ATSh)

Bie çatia, vdes punëtori 36-vjeçar

Zjarret. Situatë e rënduar nga jugu në veri të Shqipërisë