Gjykata e Milanos kishte lëshuar ndaj Asjan Bucezës urdhrin e arrestit në vitin 2005 për akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës
Tiranë, 19 prill 2012 – Është ndaluar sot pasdite në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës një shtetas të kërkuar nga Interpoli.
Sipas ATSh-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 kur në sportelin e hyrjes në Shqipëri është paraqitur Asjan Buceza, 59 vjeç, banues në Shinavlash të Durrësit. Gjatë kontrollit në sistemet e regjistrimit kufitar, pas verifikimit rezultoi se ai ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet gjyqësore të Milanos kishin lëshuar ndaj këtij qytetari urdhrin e arrestit me 6 qershor të vitit 2005 për akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës.
Për të ndaluarin kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij në Itali.