nga Rando Devole
Sipërmarrësit shqiptarë në Itali, në fillim të vitit 2017, ishin 41.153 me një përqindje prej 6,1% në listën e sipërmarrësve të huaj. Të botuara nga Raporti i Fondacionit Leone Moressa “Rapporto 2017 sull’economia dell’immigrazione”, prezantuar në tetor të 2017-s, të dhënat ndryshojnë disi nga ato të qendrës studimore Idos, sipas së cilës ndërmarrjet e drejtuara nga shqiptarët, në të njëjtën periudhë, e kalonin shifrën 33.300, me një peshë prej 6,9% midis ndërmarrjeve të vogla të të huajve në Itali. Të dyja burimet u japin vendin e katërt shqiptarëve, pas marokenëve, kinezëve dhe rumunëve.
Ndryshimi i të dhënave mund të shpjegohet me faktin se Raporti Idos “Imprenditoria e Immigrazione 2017”, analizon vetëm ndërmarrjet individuale, meqë përmbajnë pjesën më të madhe të sipërmarrësve të huaj[1], por nuk i përfshin të gjithë. Idos jep gjithashtu të dhëna që shkojnë përtej fotografisë së situatës aktuale të ndërmarrjeve shqiptare. Falë tyre mund të vrojtohet ecuria në kohë e aktiviteteve sipërmarrëse, duke filluar nga viti 2008, i cili shënoi edhe fillimin e krizës ekonomike.
Imprenditoria shqiptare vijon të jetë shumë e pranishme në sektorin e ndërtimit. Megjithatë diçka ka ndryshuar me kalimin e kohës, edhe pse në përmasa modeste. Në vitin 2006 sipërmarrësit shqiptarë në ndërtim përbënin 82,2% të totalit dhe më 2014 kapnin përqindjen 75,8%. Në fund të vitit 2016 pothuajse shtatë sipërmarrës në dhjetë punojnë në ndërtim (71,7%). Kjo ulje progresive në vite duhet parë edhe në këndvështrimin e krizës, që ka prekur thellësisht sektorin në fjalë[2].
Njëkohësisht, gjatë viteve të fundit, vihet re rritja në sektorin e shërbimeve, që përmbledh mbi një të pestën e sipërmarrësve të vegjël shqiptarë. Në fillim të krizës, në vitin 2008, rezultonin 12,7%, në fund të 2016 shifra pothuajse është dyfishuar (21,1%). Brenda kësaj shifre dalin në pah disa të dhëna interesante siç është tregtia (7,1% kundrejt 4,4% në vitin 2008), hoteleri e restorante (4,4%, por në vitin 2008 ishte 1,8%), dhe shërbimet ndaj ndërmarrjeve (4,0% kundrejt 2,4% më 2008). Megjithëse në shifër absolute duket e vogël (2,4%), prania aktuale e sipërmarrësve shqiptarë në bujqësi ka shënuar rritje të jashtëzakonshme nga fillimi i krizës (+173,8%).
Siç edhe mund të merrej me mend, numri më i madh i sipërmarrësve shqiptarë gjendet në Lombardi, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre një e pesta e ndërmarrjeve shqiptare (19,3%). Megjithatë prani të fortë ka edhe në krahina të tjera si: Toskana (17,1%), Emilia Romanja (14,6%), Piemonte (10,9%) e Liguria (9,6%). Në krahasim me komunitetet e tjera shqiptarët dallohen në krahinat e mëposhtme, pothuajse të gjitha në veri: Liguria (18,0%), Umbria (13,0%), Trentino Alto Adixhe (12,6%), Toskana (12,1%) e Emilia Romanja (11,6%).
Për sa i përket moshës, raporti Idos nënvizon praninë e fortë e sipërmarrësve nën 35 vjeç (35,8% të totalit), por shumicën e kanë ata me moshë 36-50 vjeç, të cilët prekin shifrën 50,9%. Ndërmarrjet që menaxhohen prej tyre janë krijuar kryesisht në vitet 2000 – 2007 (rreth 30,3%), megjithëse kuota më e madhe i takon periudhës pas vitit 2008 (62,0%). Pjesa e parë mund të interpretohet me konsolidimin e komunitetit shqiptar dhe rritjen e tij në lëmin e sipërmarrjes, kurse pjesa tjetër mund të lidhet me krizën ekonomike, që i detyroi shumë shqiptarë të punësuar të krijonin ndërmarrjet e tyre individuale, pra të vetëpunësoheshin. Kjo ka ndodhur kryesisht në sektorin e ndërtimit, ku shumë punëtorë kanë hapur ndërmarrje individuale pasi kanë dalë nga ndërmarrje më të mëdha, por për të cilat kanë vijuar të punojnë si të vetëpunësuar në forma të ndryshme[3].
Po prania e grave shqiptare në ndërmarrjet që punojnë në Itali? Gratë sipërmarrëse përbëjnë 10,8% të numrit të përgjithshëm, pra rezulton një prani modeste, megjithëse duhet regjistruar pozitivisht një tendencë në rritje e tyre. Në fakt, numri i grave shqiptare në ndërmarrjet individuale lëviz me ritme tejet të shpejta: +88,6% nga viti 2008.
Po t’i kthehemi raportit të Fondacionit Leone Moressa do të nënvizonim një të dhënë të përgjithshme: në rreth 6 milionë ndërmarrje në Itali që ushtronin veprimtarinë e vet gjatë vitit 2016, më shumë se 675 mijë drejtohen nga njerëz që janë lindur jashtë vendit. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (94,2%) drejtohet ekskluzivisht nga imigrantët, çka tregon se nuk ka shumë ndërveprim me autoktonët[4]. Sipërmarrësit shqiptarë nga viti 2015 janë rritur me 3,4%, por nuk i kapin kurrsesi shifrat e rritjes se imigrantëve nga Bangladeshi (+6,1%), Pakistani (+9,9%) ose India (+10,8%)[5].
Karakteri dinamik i ndërmarrjeve të huaja del në pah nga të dhënat e ndërmarrjeve të krijuara dhe atyre të mbyllura: ndërmarrjet autoktone kanë ulje kurse ato që drejtohen nga imigrantë kanë rritje[6]. Megjithatë, nuk mungojnë pikat kritike që i pengojnë sipërmarrësit e huaj, përfshirë shqiptarët, të kalojnë në nivele më të larta, çka do të thotë në ndërmarrje më të strukturuara e më të mëdha. Mund të përmenden këtu vështirësitë burokratike, problemet për marrjen e kredive, taksat e rënda, por edhe mungesa e organizimit, e përditësimit dhe e politikave që mund t’i ndihmonin sipërmarrësit e huaj për t’i përforcuar pozicionet e tyre në treg.
Roli i ndërmarrjeve të drejtuara nga sipërmarrës të huaj është jetik për indin socioekonomik italian. Ato i japin energji të reja vendit, sidomos po të merren parasysh kushtet e vështira nga të cilat e nisin veprimtarinë e tyre dhe ecurinë e ndërmarrjeve italiane të cilat po reduktohen në numër, edhe pse jo me ritmet e dikurshme. Nga ana tjetër, rritja e konsolidimi i këtyre ndërmarrjeve dëshmon se migrantët arrijnë t’i lexojnë transformimet ekonomike duke u dhënë jetë dinamikave ekonomike me potenciale pozitive[7].
Jo vetëm kaq. Të mirat e ndërmarrjeve të krijuara nga të huajt kanë të bëjnë me punësimin, me lindjen e shërbimeve të reja, që fillimisht u drejtohen bashkëkombësve, por pastaj u shtrihen edhe të tjerëve. Së fundi, por jo nga rëndësia, është mundësia që ofrojnë këto ndërmarrje për realizimin e lidhjeve me vendet e origjinës nga ku mund të vijnë investime e të lindin bashkëpunime të reja[8], çka merr rëndësi të veçantë në epokën e globalizimit.
Sipërmarrësit imigrantë në Itali sipas vendlindjes, 2016[9]
20 vendet e para |
Sipërmarrës |
Në përqindje |
Ndryshimi % |
Maroku |
73.387 |
10,9 |
+1,8 |
Kina |
68.546 |
10,2 |
+4,4 |
Rumania |
63.915 |
9,5 |
+2,5 |
Shqipëria |
41.153 |
6,1 |
+3,4 |
Zvicra |
36.268 |
5,4 |
-0,1 |
Bangladeshi |
35.856 |
5,3 |
+6,1 |
Gjermania |
31.748 |
4,7 |
+0,9 |
Egjipti |
25.159 |
3,7 |
+4,8 |
Franca |
20,492 |
3,0 |
-0,3 |
Senegali |
19.669 |
2,9 |
+0,5 |
Pakistani |
17.450 |
2,6 |
+9,9 |
Tunizia |
16.805 |
2,5 |
+2,7 |
Nigeria |
13.375 |
2,0 |
+6,7 |
Britania e Madhe |
10.331 |
1,5 |
+1,6 |
ShBA |
9.215 |
1,4 |
+1,4 |
India |
9.208 |
1,4 |
+10,8 |
Argjentina |
9.207 |
1,4 |
-1,5 |
Brazili |
8545 |
1,3 |
+3,7 |
Serbia e Mali i Zi |
7.913 |
1,2 |
-4,0 |
Venezuela |
7.666 |
1,1 |
-0,5 |
Gjithsej |
675,292 |
100,0 |
+2,9 |
Burimi: Përpunimi i Fondacionit Leone Moressa mbi të dhënat InfoCamere.
Drejtues të ndërmarrjeve individuale* të lindur në Shqipëri, vlera absolute e përqindje (2016)
Krahinat e zonat territoriale |
Numri |
% gra |
Shpërndarja |
% mbi totalin e të lindurve jashtë Italisë |
Ndryshimi në % 2008-2016 |
Ndryshimi në % 2015-2016 |
Piemonte |
3.614 |
14,0 |
10,9 |
9,7 |
37,9 |
5,7 |
Valle d’Aosta |
59 |
13,6 |
0,2 |
10,0 |
103,4 |
20,4 |
Liguria |
3.192 |
6,0 |
9,6 |
18,0 |
69,1 |
4,8 |
Lombardia |
6.435 |
10,5 |
19,3 |
7,3 |
49,3 |
8,4 |
Veri Perëndim |
13.300 |
10,4 |
39,9 |
9,2 |
50,3 |
6,8 |
Trentino A. A. |
708 |
11,0 |
2,1 |
12,6 |
49,1 |
15,7 |
Veneto |
2.241 |
11,8 |
6,7 |
5,7 |
21,6 |
8,1 |
Friuli V. G. |
726 |
16,1 |
2,2 |
7,7 |
74,5 |
10,8 |
Emilia Romanja |
4.873 |
8,8 |
14,6 |
11,6 |
28,2 |
6,7 |
Veri Lindje |
8.548 |
10,4 |
25,7 |
8,9 |
30,8 |
8,1 |
Toskana |
5.708 |
8,2 |
17,1 |
12,1 |
18,0 |
4,8 |
Umbria |
901 |
10,1 |
2,7 |
13,0 |
34,1 |
7,8 |
Marke |
1.226 |
12,6 |
3,7 |
9,2 |
45,4 |
5,1 |
Lacio |
1.344 |
14,8 |
4,0 |
2,3 |
75,5 |
8,3 |
Qendra |
9.179 |
9,9 |
27,6 |
7,3 |
29,0 |
5,7 |
Abruco |
802 |
12,2 |
2,4 |
7,2 |
23,0 |
4,0 |
Molize |
21 |
23,8 |
0,1 |
1,2 |
-12,5 |
-4,5 |
Kampania |
242 |
16,1 |
0,7 |
0,6 |
68,1 |
16,9 |
Pulja |
734 |
20,7 |
2,2 |
4,4 |
73,9 |
12,9 |
Bazilikata |
34 |
23,5 |
0,1 |
2,0 |
70,0 |
30,8 |
Kalabria |
85 |
30,6 |
0,3 |
0,6 |
66,7 |
9,0 |
Jugu |
1.918 |
17,1 |
5,8 |
2,3 |
46,1 |
9,4 |
Sicilia |
312 |
23,4 |
0,9 |
1,2 |
173,7 |
20,0 |
Sardenja |
50 |
16,0 |
0,2 |
0,5 |
177,8 |
13,6 |
Ishujt |
362 |
22,4 |
1,1 |
1,0 |
174,2 |
19,1 |
Gjithsej |
33.307 |
10,8 |
100,0 |
6,9 |
39,1 |
7,1 |
Burimi: Centro Studi e Ricerche IDOS (Qendra studimore e kërkimore Idos). Përpunimi i të dhënave Sixtema/CNA
* Role sipërmarrëse në ndërmarrjet individuale.
Drejtues të ndërmarrjeve individuale* të lindur në Shqipëri, sipas sektorëve
Sektori |
Shpërndarja |
Ndryshimi % |
Viti i krijimit |
Shpërndarja |
Mosha e drejtuesit |
Shpërndarja |
Bujqësia |
2,4 |
173,8 |
Deri në vitin 1989 |
0,1 |
18-35 |
35,8 |
Industria |
75,5 |
22,1 |
1990-1999 |
1,2 |
36-50 |
50,9 |
nga e cila ndërtimi |
71,7 |
21,4 |
2000-2007 |
30,3 |
51-65 |
12,8 |
Shërbimet |
21,1 |
131,4 |
2008-2015 |
47,6 |
> 65 |
0,5 |
nga të cilat tregtia |
7,1 |
123,5 |
2016 |
14,4 |
nuk njihet |
0,1 |
nga të cilat hoteleri e restorante |
4,4 |
246,6 |
nuk njihet |
6,4 |
|
|
nuk njihet |
1,0 |
– |
|
|
|
|
Gjithsej |
100,0 |
39,1 |
Gjithsej |
100,0 |
Gjithsej |
100,0 |
Burimi: Centro Studi e Ricerche IDOS (Qendra studimore e kërkimore Idos). Përpunimi i të dhënave Sixtema/CNA
[1] Raporti IDOS “Imprenditoria e Immigrazione 2017”, i prezantuar në dhjetor 2017, në bashkëpunim me Moneygram e CNA (Konfederata Kombëtare e artizanatit dhe i Ndërmarrjeve të vogla e të mesme), në shënimet metodologjike informon se të dhënat janë marrë nga Regjistri i ndërmarrjeve dhe se vëmendja është fokusuar kryesisht tek ndërmarrjet individuale meqë aty përqendrohen për rreth 80% e sipërmarrësve të huaj. Gjithsej në këtë bazë të dhënash rezultojnë 485.542 titullarë të huaj, ose më mirë të lindur jashtë. Kurse Fondacioni Leone Moressa merr në shqyrtim të dhënat e InfoCamere të Dhomave të tregtisë italiane.
[2] IDOS, Rapporto Imprenditoria e Immigrazione 2017, Roma 2017, f. 42.
[3] Fondazione Leone Moressa, Rapporto annuale sull’economia dell’immigrazione 2017, il Mulino, Bologna 2017, f. 111.
[4] Ivi, f. 109
[5] Ivi.
[6] Ivi, f. 112.
[7] IDOS, Rapporto Imprenditoria e Immigrazione 2017, Roma 2017, f. 15.
[8] Fondazione Leone Moressa, Rapporto annuale sull’economia dell’immigrazione 2017, il Mulino, Bologna 2017, f. 109.
[9] Po aty, f. 111.