in

Ndërrohen targat e motoçikletave 50 kubikëshe

Brenda shkurtit 2012 te gjithë motorinot në qarkullim duhet të kenë targat e reja

Romë, 2 maj 2011 – Lamtumirë targave të vogla me vetëm pesë germa e shifra të motoçikletave 50-kubikësh. I kanë vetëm motorinot e regjistruar para korrikut të vitit 2006, dhe janë të lidhura me pronarin, i cili mund t’i transferojë nga një motocikletë në tjetrën. Me ligj, këtej e tutje duhet të zëvendësohen të gjitha me targa katrore me gjashtë shifra e germa, që do të mbeten të lidhura me motoçikletën, siç ndodh për motorët dhe makinat.

Për të shmangur mbingarkimin me kërkesa, zëvendësimi i targave do të bëhet me disa etapa. Do të niset me ato që fillojnë me 0, 1 ose 2 që duhet të zëvendësohen brenda muajit qershor. Brenda 31 korrikut duhet të zëvendësohen targat që nisin me 3, 4 ose 5, dhe kështu me radhë.

E rëndësishme është që të gjitha motoçikletattë kenë targën e re brenda shkurtit 2012, kur do të vihen gjoba deri në thuajse 400 euro të gjithë atyre që nuk kanë ndërruar targën.
Ndërrimi i targës mund të kërkohet në zyrat e motorizimit Civil, duke paguar rreth 60 euro, ose në një nga agjencitë e shumta private që merren me praktikat e makinave, por në këtë rast shpenzimi do të jetë më i lartë, rreth 100 euro.

Përfshirja italiane në bombardime ndez polemikat në qeveri

Në Itali ka rreth 15mijë mjekë të huaj