Vazhdon numërimi i dhimbshëm i viktimave të shpërthimit në fabrikën Eureco në Paderno Dugnano më 4 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë natës vdiq një tjetër punëtor shqiptar, 38-vjeçari Leonard Shehu i cili ndodhej i shtruar në spitalin Niguarda të Milanos.
Romë, 4 shkurt 2011 – Vazhdon numërimi i dhimbshëm i viktimave të shpërthimit në fabrikën Eureco në Paderno Dugnano më 4 nëntor të vitit të kaluar. Leonard Shehu është tashmë viktima e katërt ndër shtatë të plagosurit e shpërthimit të Padernos. Më 18 janar ndërroi jetë Salvatore Catalano, 55 vjeç. Më 20 nëntor 2010 humbi jetën 44-vjeçari shqiptar Harun Zeqiri, që kishte marrë djegie të rënda në mbi 70% të trupit. Pak ditë më par, më 13 nëntor, ishte ndarë nga jeta edhe një tjetër i lënduar, Sergio Scapolan.
Vazhdon numërimi i dhimbshëm i viktimave të shpërthimit në fabrikën Eureco në Paderno Dugnano më 4 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë natës vdiq një tjetër punëtor shqiptar, 38-vjeçari Leonard Shehu i cili ndodhej i shtruar në spitalin Niguarda të Milanos.
Deri para pak kohësh gjendja e tij, megjithëse shumë e rëndë, konsiderohej e qëndrueshme. Por siç duhet organizimi i tij nuk arriti të përballojë djegiet e thella të gradës së tretë gati në të gjithë trupin.
Viktimat e shpërthimit tanimë janë katër, italianët Salvatore Catalano dhe Sergio Scapolan e Harun Zeqiri dhe Leonard Shehu
Hetimi mbi ngjarjen vazhdon, megjithëse nuk është zbuluar akoma se cila ka qenë arësyeja e shpërthimit të fortë. Ashtu siç nuk janë gjetur akoma autorizimet për të punuar me bombolat e acetilenit, një prej elementeve që bashkë më bombolat e gazit të lëngshëm Gpl dhe të disa bojërave industriale, kanë sjellë ferrin e Padernos. Në regjistrin e personave nën hetim me akuzën per disa vrasje pa paramendim mbeten Giovanni Merlino, pronari i impiantit dhe Adrian Zeqiri, xhaxhai i njërës prej viktimave dhe pronar i kooperativës Tnl e cila po punonte në impiant.
Lexo edhe: Ferri i Padernos