in

Në Itali ka rreth 15mijë mjekë të huaj

Janë shtuar me 30% në dhjetë vjetët e fundit e do të jenë akoma më të shumtë. Aodi (Amsi): “pa shtetësinë italiane mjekët e huaj e kanë të pamundur të punojnë në strukturat publike”

Romë, 2 maj 2011 – Janë thuajse 15 mijë mjekët e huaj në Itali. Një ushtri e tërë këmishash të bardha e rritur me 30% gjatë 10 vjetëve të fundit, nga 10.900 që ishin në vitin 2001 kanë shkuar në 14.737. Kjo shifër është e prirur të rritet vitet e ardhshme. sipas Foad Aodi, kryetarit të Amsi-t, shoqatës së tyre, “Nëse regjistrimet në degën e mjekësisë do të vazhdojnë të jenë sa sot, rreth 6.200 në vit, Italia do të ketë akoma më shumë nevojë për mjekë të huaj, brenda 7 vjetëve numri i tyre mund të rritet me 40%”.

Sipas të dhënave të Enpam, Entit italian të sigurimeve shoqërore të mjekëve, më të shumtit në numër janë gjermanët (1.070), zviceranët (868), grekët (864), iranianët, francezët, venezuelanët, rumunët, amerikanët, arabët dhe shqiptarët (552). Punojnë kryesisht në Lombardi (2.588), Lazio (2.303), Veneto (1.425, dhe Emilia Romagna (1.408).

Sipas kryetarit të Amsi-t, shoqatës së tyre, mjekët e lindur jashtë punojnë kryesisht në qendrat e rehabilitimit, në laboratore analizash dhe në të ashtuquajturat klinika “të qëndrimit afatgjatë” dedikuar kryesisht të moshuarve dhe të gjymtuarve.

Deri në 80% e mjekëve të huaj punojnë në sektorin privat, jo sepse dëshirojnë kështu por sepse sipas ligjit italian shtetasit jokomunitarë në mund të marrin pjesë në konkurset publike që bëhen për punësimet në spitale. Një kufizim ky që sipas Amsi-t është i padrejtë, sidomos kur shikon kualifikimin e lartë  të profesionistëve imigrantë. Shoqata propozon një reformë që t’u lejojë mjekëve të huaj të marrin pjesë në konkurset publike pas pesë vjetëve pune të ligjshme në Itali, pavarësisht nga shtetësia e tyre.

Ndërrohen targat e motoçikletave 50 kubikëshe

Kledi Kadiu, i ftuar në “Apprescindere”, Rai3