in

Në Milano tërhiqen pasaportat për të cilat është aplikuar deri më 30 shtator

Në Konsullatën e përgjithshme të Milanos, mund të tërhiqen pasaportat për të cilat është aplikuar deri më 30 shtator, ndërsa sipas faqes internet të Ambasadës sonë, pasaportat e fundit të ardhura në Romë janë ato të datës 22 shtator

Romë 13 tetor 2011 – Konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, në faqen e saj të internetit, lajmëron se të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportat biometrike pranë kësaj konsullate nga 28 prilli deri më 30 shtator, mund të paraqiten pranë saj për t’i tërhequr”. Natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot.

Sipas lajmërimit on-line të Konsullatës, tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi. Nëse pasaporta mund të tërhiqet edhe nga një familjar (me faturën e aplikimi), kush ka paraqitur kërkesë edhe për letërnjoftimin elektronik, duhet të paraqitet personalisht në konsullatë.

Për informacione të ndryshme mund të kontaktoni përmes numrit të celularit +39.3920686139 apo te konsultoni sitin zyrtar të konsullatës së Milanos.

Ndërsa Zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë ka përditësuar listën e pasaporta të gatshme, me të rejat e mbërritura më 22 shtator 2011. Thuajse gjithnjë, ardhja e pasaportave në Romë është më e ngadaltë se në Milano. Edhe këtë herë vërejmë që nëse në Milano merren pasaportat për të cilat është aplikuar deri edhe ditën e fundit të shtatorit, në Romë kanë ardhur ato për të cilat është aplikuar dhjetëditëshin e parë të të njëjtit muaj. Këtu, nën këtë artikull gjeni listën e plotë të pasaportave të gatshme të arritura në Ambasadë deri më 22 shtator. Kush gjen emrin në listë e nuk e ka tërhequr ende pasaportën biometrike dhe letërnjoftim elektronik, mund të paraqitet pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë për t’i tërhequr ato në oraret 13:00 – 15:00, nga e hëna deri të premten.

Për tërheqjen duhet të paraqiten me një dokument identiteti me foto dhe me faturën e aplikimit.

Tërheqja e letërnjoftimit bëhet vetëm në praninë e personit që ka aplikuar, ndërsa për fëmijët pasaporta mund të tërhiqet edhe nga prindi, pa praninë e fëmijës duke pasur me vete një dokument që vërteton lidhjen familjare me fëmijën.

Para se të shkohet në Ambasadë është mirë të pyetet në numrin e celularit të vënë në dispozicion për informacione (0039)342.364.0798 apo të konsultohen faqet internet ku botohet lista e pasaportave të gatshme.

Lista e plotë e pasaportave të gatshme (përditësimi i fundit është i datës 22 shtator) për t’u tërhequr në zyrën konsullore pranë Ambasadës shqiptare në Romë

 

 

Kushëriri nga Amerika

Tetë vjet burg sipërmarrësit që në 2006 vrau Elvis Hoxhën, 19 vjeç