in

Në Shqipëri, 2,8 milionë banorë, 3,3 milionë numra aktivë celularësh

Vetëm Vodafone zotëron 47% të tregut

Tiranë, 12 shtator 2013 – Në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti në Shqipëri ka 3,3 milionë numra celularësh aktivë. Edhe pse shifra duket e lartë krahasuar me numrin e popullsisë 2,8 milionë, krahasuar me fundin e vitit 2012 kur numëroheshin 3,5 milionë numra celularësh në përdorim, ka pasur një rënie të ndjeshme. Por e justifikueshme.

Sipas ekspertëve të Autoritetit për Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, arsyeja kryesore e rënies qëndron në të ashtuquajturin “portabiliteti i numrit”, që ka sjellë që përdoruesit edhe në Shqipëri të mos mbajnë më nga shumë numra, por t’i reduktojnë ata.

Të ndarë sipas kompanive, Vodafone zotëron rreth 47% të tregut, i ndjekur nga AMC me 36%, Eagle me 10% dhe Plus me 7%.

Ministri i Arsimit: “Integrimi i nxënësve të huaj, sfidë e shkollës italiane”

Miss Italia peggiora, seconde generazioni escluse dalla gara