in

Nishani e Napolitano shkëmbejnë medaljet

Për Napolitanon, vlerësimi shqiptar Dekorata e Flamurit Kombëtar, për Nishanin, titulli italian i Kalorësit të Kryqit të Madh, i vlerësuar me Dekoratën e Kordonit të Madh

Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano sot në një ceremoni zyrtare në Tiranë u nderua  me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i jep Shkëlqesisë së tij, Giorgio Napolitano dekoratën e Flamurit Kombëtar për rolin e jashtëzakonshëm si politikan me karrierë të gjatë e të pasur, me kontribut e ndikim të madh në politikën italiane, në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë në mbështetjen që ajo i ka dhënë vendit e popullit tonë gjatë periudhës kalimtare për realizimin e reformave demokratike, si avokate e integrimit euroatlantik, si dhe për pritjen bujare e trajtimin dinjitoz të emigrantëve shqiptarë”, thuhet në motivacionin e dekorimit të akorduar nga presidenti shqiptar atij italian.

Ceremonia zyrtare në Pallatin e Brigadave vijoi me nderimin për Presidentin Nishani, të cilit, homologu italian, Napolitano i dorëzoi personalisht nderimin më të lartë italian, Urdhërin e Meritës së Republikës, “Gradën e Kalorësit të Kryqit të Madh”, i vlerësuar me Dekoratën e Kordonit të Madh. “Kjo dekoratë italiane i jepet në njohje të meritave të veçanta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe për të shenjuar më tej lidhjet e ngushta të miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve e popujve tanë, të konfirmuara edhe gjatë kësaj vizite shtetërore”, thuhet në motivacionin e dekorimit.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Përshtatshmëria e strehimit” me 500 euro. “Është racizëm, qeveria të ndërhyjë”

Occhio Blu presenta “Il sur-realismo socialista in Albania”