in

Niveli A2 i njohjes së italishtes, ç’do të thotë?

Për të marrë kartën e qëndrimit duhet njohur gjuha italiane në “nivelin A2”.

Ja një test i thjeshtë për të parë nëse i keni njohuritë gjuhësore që parashikon ky nivel sipas një tabele vetëvlerësimi të miratuar nga Bashkimi Europian

Për të huajt që nuk flasin italisht do të behët përditë e më e vështirë të qëndrosh në mënyrë të rregullt në Itali. Njohja e gjuhës e parashikuar nga marrëveshja e integrimit e që duhet nënshkruar nga të gjithë të ardhurit e rinj, është edhe një nga kriteret për të marrë kartën e qëndrimit. Testimi i njohjes së gjuhës shfaqet gjithashtu edhe në shumë propozime të reformës së ligjit të shtetësisë.

Në të gjitha rastet, sidoqoftë, nuk kërkohet njohje akademike e gjuhës, por një nivel A2, standard europian mjaft elementar që shumë, veçanërisht ndër shqiptarë, e kanë arritur tashmë. Ja një test i vogël vetëvlerësimi i nxjerrë nga Kuadri i përbashkët europian që u referohet gjuhëve: nëse u përgjigjeni me “po” të gjitha pyetjeve, italishtja juaj është mëse e mjaftueshme për të qëndruar në Itali.

Dëgjim – Arrin të kuptosh fjalë dhe shprehje të përdorimit të përditshëm mbi çfarë të përket (infomacione mbi veten, mbi familjen, blerjet, punën dhe ambientin që të rrethon)? Arrin të kuptosh thelbin e mesazheve dhe e lajmërimeve të shkurtra, të thjeshta dhe të qarta?

Lexim – Arrin të lexosh tekste të shkurtra dhe të thjeshta dhe të gjesh informacione specifike dhe të parashikueshme në materiale të përdorimit të përditshëm si reklama, programe, meny e orare? Arrin të kuptosh letra personale të thjeshta dhe të shkurtra?

Bisedim – Arrin të komunikosh ndërsa kryen detyra të thjeshta e të zakonshme që kërkojnë vetëm një shkëmbim të thjeshtë e të drejtpërdrejtë të informacioneve mbi argumente dhe veprimtari të përditshme? Arrin të marrësh pjesë në biseda të shkurtra, edhe nëse zakonisht nuk kupton mjaftueshëm për t’ia dalë mbanë të mbash një bisedë?

Me gojë – arrin të përdorësh një sërë shprehjesh dhe frazash për të përshkruar me fjalë të theshta familjen tënde, dhe persona të tjerë, kushtet e jetesës, karrierën shkollore dhe punën aktuale apo më të fundit?

Me shkrim – Arrin të mbash shënime të thjeshta e të shkruash mesazhe të shkurtra mbi argumente që kanë të bëjnë me nevoja të çastit? Arrin të shkruash një letër presonale shumë të thjeshtë, për shembull, për të falënderuar dikë?

 


 

Emilia Romagna: çdo 75 banorë, një është shqiptar

Karta e qëndrimit: në dhjetor me test gjuhe