in

Një polic shpëton shqiptarin që donte të vetëvritej

I dëshpëruar për humbjen e vendit të punës dhe të shtëpisë një shqiptar 34 vjeç kish vendosur të vriste veten. Një polic gjakftohtë dhe këmbëngulës i kthen mendje dhe e ndihmon të zgjidhë problemet

Romë, 4 prill 2011 – Quhet Nando Serra agjenti i policisë që i shpëtoi jetën një 34-vjeçari shqiptar.
Ditën e shtunë, ndërsa po kalonte rastësisht në urën Soleri të Cuneos, polici kishte parë dikë që po kapërcente rrjetin mbrojtës. Pasi ka parkuar makinën është afruar në këmbë e ka parë një burrë që po bëhej gati të hidhej nga pika më e lartë e urës.

Gjakftohtësia e agjentit Serra, i cili kishte lajmëruar menjëherë kolegët e tij, ka bërë të mundur shpëtimin e shqiptarit me iniciale G.A., me banim në Centallo të Cuneos, i martuar e baba i një vogëlusheje 3 vjeçare.  Duke i folur, polici ka arritur të hapë një bisedë në distancë më shqiptarin i cili i kishte treguar që humbja e vendit të punës po e shtynte drejt këtij hapi tragjik. Duke mos qenë në gjendje të paguante qiranë e shtëpisë dhe të mbante familjen, i riu kishte rënë në dëshpërim të plotë.

Por siç duket kontakti me dikë në ato çaste të vështira, premtimi i policit për ta ndihmuar si për punën ashtu dhe për banesën, e ka bindur dalëngadalë shqiptarin të largohet gradualisht nga rrëpira e më pas të kapërcejë rrjetën në drejtim të policit.

E tani, brenda pak kohe, falë zemërgjerësisë së agjentit Serra, duket se familja e shqiptarit ka një strehë të përkohshme ku të fusë kokën dhe mbi të gjitha një njeri i gatshëm të marrë në punë të riun.

Ngjyra e erës, nga një breg i Mesdheut në tjetrin

Talasemia, një urë mes Italisë dhe Shqipërisë