Pas romaneve “Rosso come una sposa” dhe “L’amore e gli stracci del tempo”, shtëpia botuese Einaudi sjell romanin më të fundit të Anilda Ibrahimit.
Del në treg vepra “Non c’è dolcezza” romani i ri i shkrimtares shqiptare Anilda Ibrahimi, i shtëpisë botuese Einaudi. Pas romaneve “Rosso come una sposa” dhe “L’amore e gli stracci del tempo”, Anilda sjell një histori miqësie mes dy fëmijësh që zgjat gjithë jetën, dy vogëlushe, Eleni e Lila që lexuesi i ndjek deri sa bëhen vajza e gra e …nëna.
Ironia dhe aftësia e madhe rrëfyese e shkrimtares me origjinë nga Vlora, shpalosin në faqet e romanit që ka në sfond një Shqipëri në ndryshim të vazhdueshëm sociopolitik. Por historia që ajo sjell për lexuesin është me fryme universale, pa kohë dhe pa vend, një analizë e emocioneve dhe ndjenjave që i përkasin kudi njerëzimit: identiteti, lidhjet familjare dhe ato të krijuara gjatë jetës, fati që seicili prej nesh mbart gjatë gjithë jetës, “bashkë me frymën” siç shkruan Anilda.
Tanimë ajo konsiderohet si një prej shkrimtareve më premtuese në panoramën letrare italiane. Librat e saj janë përkthyer deri tani në gjashtë gjuhë. Romani i saj i parë Rosso come una sposa ka fituar çmimet Edoardo Kihlgren – Città di Milano, Corrado Alvaro, Città di Penne, Giuseppe Antonio Arena. Ndërsa mbi romanin e saj të dytë “L’amore e gli stracci del tempo”, fitues i çmimit Paralup i Fondacionit Nuto Revelli, do të realizohet një film artistik.
Një estrakt nga libri i fundit i Ibrahimit i ofruar nga shtëpia botuese Einaudi
Lexo edhe:
Anilda Ibrahimi: “Italisht, por me temë shqiptare”
Anilda që rrëfen plagën tonë
Anilda Ibrahimi: “Gjatë ikjes shpërbëhet edhe identiteti, por mbeten kujtimet”