I sjellë nga Shqipëria falë Karitasit, Klevin u operua mëngjesin e të premtes në spitalin Bufalini të Cesenës, për të rifituar përdorimin e njërit krah të dëmtuar rëndë nga djegia
Mëngjesin e ditës së premte u operua me sukses fëmija shqiptar i sjellë në qendrën e specializuar për Djegiet pranë Spitalit Bufalini të Cesena. Vogëlushi kishte ardhur pak ditë më parë nga Shqipëria bashkë me nënën për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që do t’i jepte mundësinë të lëvizte krahun e djathtë, lëkura e të cilit ishte dëmtuar rëndë pas një djegieje të thellë me ujë të nxehtë. Klevin, kështu quhet fëmija, kishte humbur përdorimin e krahut në pjesën e bërrylit për shkak të çikatriçeve të rënda që i bllokonin lëvizjen.
Ekipi i kirurgëve, i kryesuar nga Davide Melandri, ka kryer një transplant lëkurë duke e marrë nga një pjesë tjetër e trupit të pacientit të vogël, një teknikë që ul ndjeshëm rrezikun e mospranimit nga organizmi. Pas fazës fillestare të terapisë intensive, ai do t’i nënshtrohet kurave për sa i përket lëkurës, si në krah, ashtu edhe në pjesën e turpit ku ajo është marrë për operacionin. Do të ketë nevojë edhe për cikle fizioterapie.
Operacioni ishte autorizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë e Rajonit Reggio Emilia dhe është kryer falë ndihmës financiare të dhënë nga Caritas Diocesana e Ternit, Narnit dhe Amelias si dhe Caritas Cesena.