in

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës në konsullatë

Prej disa muajve, konsullata e Kosovës në Romë ofron shërbimin e aplikimit për pasaportë, dhe prej 5 dhjetorit, kush aplikon, brenda dy muajve, merr pasaportën e re biometrike.

Ja si aplikohet për pasaportën biometrike në Romë, në zyrën konsullore me adresë: Via Tolmino, 12, 00198 Romë (Tel: + 39.06.85356571; Fax: + 39 0685356571).

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Konsullatë.

1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjeç

Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
Dëshmia e pagesës për pasaportë
 
2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjeç
 
Certifikata e lindjes
Certifikata e shtetësisë
Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
Certifikata e vdekjes së prindit në rast vdekjeje
Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
Certifikata e vendbanimit e RKS
Dëshmia e pagesës për pasaportë
3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjeç
 
Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
Raporti origjinal i policisë së shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
Vendimi i formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
Dëshmia e pagesës për pasaportë
4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjeç
Pasaporta e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
Raporti origjinal ipolicisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
Dëshmia e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
Vendimi i gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
Vendimi i formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
Dëshmia e pagesës për pasaportë
5. Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave për personat mbi 16 vjeç
 
Kopja e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
Pasaporta e vjetër
Dëshmia e pagesës për pasaportë
6. Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave për personat mbi 16 vjeç
Pasaportën e vjetër
Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
Çertifikata e vendbanimit
Dëshmia e pagesës për pasaportë
 
Pagesat për shërbimet konsullore të ofruara në Romë, përfshirë aplikimin për pasaportë, bëhen në llogarinë bankare me koordinata:
IT59D0306905020100000008896

Tarifat për pasaportat janë:

Pasaporta për herë të parë mbi 18 vjeç        100 €
Pasaporta e humbur/dëmtuar/ripërtërirë          85 €
Pasaporta për fëmijë deri në 3 vjeç                 60 €
Pasaporta për fëmijë nga 3-18 vjeç                 70 €
 

“Gërvisht e fito”. Milionerët e huaj të fatit vijnë nga Rumania e Shqipëria

Berisha: “Modeli ynë ekonomik nuk njeh krizë”