Paraditen e të enjtes, më 24 prill
Ditët e shkuara të festimeve të Pashkëve, por edhe ato që do të vijojnë – kujtojmë që në fund të javës do të shenjtërohen dy nga Papët më të dashur, Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII – janë veçanërisht të ndiera nga besimtarët e krishterë, por edhe të ngjeshura me takime të nivelit të lartë për Atin e Shenjtë.
Mes këtyre takimeve paralajmërohet edhe ai me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Do të mbahet në Vatikan paraditen e të enjtes, 24 prill.
Takimi me kryeministrin Rama është pritja zyrtare e nivelit më të lartë që i rezervohet Shqipërisë në Vatikan që kur marsin e vitit të shkuar kardinali Bergoglio u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë.