Nga ora 8:30 deri në mesditë
Tiranë, 21 gusht 2015 – Për t’i bërë ballë numrit të lartë të kërkesave për pajisjen me pasaportë biometrike kryesisht nga emigrant që ndodhen në këtë periudhë në Shqipëri, ministria e Brendshme njofton sot se zyrat që shpërndajnë këto dokumenta në 15 qytete në gjithë vendin – Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tirandë dhe Vlorë – do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 22 Gusht. Do të mbahen hapur nga ora 08:30 deri në mesditë, por do t’ushërbejnë të gjithë qytetarëve që ndodhen para sportelit edhe pas kësaj ore.
Ministria bën të ditur se kjo masë do të jetë në fuqi edhe për fundjavat e ardhshme, për sa kohë që fluksi i kërkuesve do të mbetet i lartë.
Lexo edhe: Pasaportat biometrike. Mbi 150 mijë lëshuar të miturve po skadojnë