Jam emigrant në Parma, i datëlindjes 1954. Kam punuar në kooperativë bujqësore deri në vitin 1990, për 16 vite. Mbas shpërbërjes së kooperativave bujqësore, deri në vitin 2011 kam punuar në bujqësi, në tokën time, por pa u siguruar, mbasi të ardhurat ishin shumë të pakta. Në janar të vitit 2012 kam shkuar në emigracion. Kam dëgjuar se janë falur kamatvonesat për fermerët. Dua të di, unë si emigrant, a mund të paguaj sigurimet shoqërore si bujk? Sa duhet të paguaj dhe kur plotësoj moshën për pension? Si duhet të veproj për të paguar, mbasi unë jam larg dhe e kam veshtirë të kthehem, mbasi mund të humb punën.
Për të pasur një tablo të plotë për shumat e pagesëse në fshat në vite, sqarojmë sa më poshtë:
Bazuar në ligjin 153/2014, të miratuar së fundi “Për faljen e kamatvonesave dhe gjobave për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi”, të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura, për periudhën që nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe që janë debitorë për kontributet, u falen të gjithë kamatvonesat dhe gjobat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me kusht që brenda datës 31 dhjetor 2014 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet.
Periudha për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore, nuk do të konsiderohet për efekt të përftimit të së drejtës për pension sipas përcaktimeve të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Për të qartësuar këtë problem dhe për të përcaktuar sa më drejt personat që mund të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi dhe për të shmangur çdo abuzim, në VKM nr.1114 datë 30.07.2008, të ndryshuar, janë përcaktuar kriteret për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, si më poshtë:
Dokumentat që duhet të paraqisni, pranë inspektorit të të vetëpunësuarve, që është i pranishëm në çdo komunë do të jenë:
Për problemin që Ju shtroni, në rast se i keni plotësuar këto kritere, deri në datën e largimit, mund të siguroheni si i vetëpunësuar në bujqësi, prej datës 1.10.1993 e deri më 31.12.2011.
Pagesa do të bëhët sipas shumave vjetore që kanë rezultuar në vitet përkatëse dhe konkretisht:
Viti i sigurimit: Shuma në lekë
1
|
01.10.1993 deri 31.12.1993
|
405
|
2
|
1994
|
1.620
|
3
|
1995
|
1.620
|
4
|
1996
|
1.620
|
5
|
1997
|
1.620
|
6
|
1998
|
1.620
|
7
|
1999
|
1.620
|
8
|
2000
|
1.620
|
9
|
2001
|
1.620
|
10
|
2002
|
3.888
|
11
|
2003
|
5.220
|
12
|
2004
|
6.956
|
13
|
2005
|
7.824
|
14
|
2006
|
9.453
|
15
|
2007
|
9.996
|
16
|
2008
|
12.000
|
17
|
2009
|
13.600
|
18
|
2010
|
15.840
|
18
|
2011
|
19.440
|
|
Totali prej 1.10.1993 deri 31.12.2011
|
117.582
|
Pra ju do të siguroni gjithsej 18 vite e tre muaj, duke paguar gjithsej 117.582 lekë. Bazuar në Ligjin nr,104/2014, neni 43, Ju lind e drejta për të dalë në pension kur të keni plotësuar moshën 65 vjeç. Po kështu bazuar në nenin 96 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ku thuhet “Personat, që krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, kanë dhe jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit, që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij ligji, në marrëdhënie pune me shtetin, përfitojnë pension pleqërie sipas dispozitave të këtij ligji”.Bazuar sa më lart, duke qenë se siguroni gjithsej 18 vite e 3 muaj, që është më e madhe se gjysma e periudhës për pension të plotë, (periudha e plotë është 35 vite), do të përfitoni pension si në qytet.
Në rast se Ju nuk keni mundësi për t’u kthyer për të bërë sigurimin shoqëror, mund të autorizoni ndonjë të afërmin Tuaj, për të bërë procedurën. Ju ose personi i autorizuar nga Ju, fillimisht do të merrni takim me inspektorin e sigurimeve shoqërore të komunës, ku do t’i paraqitni dokumentat e sipërpërmendura. Inspektori, do të bëjë përllogaritjen e shumës që duhet paguar, do Ju pajisë me urdhër veprimin, ku shënohen vitet e siguruara dhe shuma që duhet paguar. Me këtë dokument do të paraqiteni në degën e bankës, ose postës që keni më afër dhe do të kryeni pagesën. Mbas kryerjes së pagesës do të konsideroheni i siguruar për vitet përkatëse.
Duhet të bëni kujdes, këto veprime duhen kryer brenda 31.12.2014, datë kur skadon veprimi i ligjit. Ndryshe duhet të paguani, së bashku me kamatvonesat dhe gjobat përkatëse.