Ndryshimet që solli reforma e qeverisë Monti, nga rritja e moshës të kalimi në sistemin kontributiv të pensioneve
Sikurse është theksuar shpesh, emigrantët shqiptarë me banim në Itali, përsa i përket sigurimit të një pensioni, ose përfitimeve të tjera që ofrojne sigurimet shoqërore, janë në kushtet kur nuk ka një marrëveshje dypalëshe për njohjen respektive të periudhave kontributive në Itali dhe Shqipëri, apo për një mbledhje të periudhave respektive kontributive. Me pak fjalë, emigrantët shqiptarë i nënshtrohen veças ligjeve të secilit vend, atij shqiptar dhe italian, duke mos pasur mundësi të mbedhin periudhat kontributive të paguara në dy shtetet.
Pensioni në Shqipëri
Kështu në Shqipëri, bazuar në Ligjin nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të modifikuar, deri më 31 dhjetor 2014 personat e siguruar kishin të drejtë për pension pleqërie të plotë në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë, pasi të kishin plotësuar kushtin e derdhjes për 35 vite të kontributeve. Ndërsa nënat me 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kishin të drejtë të dilnin në pension kur mbushnin moshën 50 vjeç dhe kishin 30 vite sigurimi. Por duke filluar nga 1 janari 2015 edhe në Shqipëri ka ndryshime (rritje) në moshat e sipërshënuara.
Gjithnjë sipas ligjit, u lind e drejta për pension pleqërie të reduktuar, personave që kanë jo më pak se 35 vite sigurimi, burrat në moshën 62 vjeç dhe gratë në moshën 57 vjeç, të cilët duhet të ndërpresin çdo veprimtari ekonomike, si të punësuar, të vetëpunësuar, ose punëdhënës. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit (edhe kur plotësohëet mosha për pension të plotë).
Përfshihen në kushte të pensioni të pjesshëm, personat që nuk kanë një vjetërsi kontributive të paktën 35 vite. Të drejtën për këtë lloj pensioni e përfitojne gratë kur mbushin moshën 60 vjeç dhe burrat kur mbushin moshën 65 vjeç, me një vjetërsi kontributive mbi 15 vite.
Sipas këtij legjislacioni, një emigrant mund të përfshihet në kushte pensioni në Shqipëri, me plotësimin e moshës së pensionit, vetëm pasi të ketë jo më pak se 15 vite, vjetërsi kontributive.
Akoma më e vështirë paraqitet situata dhe për përfitimin e një pensioni dhe në itali
Përsa i përket legjislacionit italian, duhet të kemi parasysh, se në kuadrin e reformës “Monti”, janë bërë ndryshime thelbësore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore italiane, që kanë prekur qoftë mënyrën e përllogaritjes së pensionit qoftë moshën e daljes në pension. Sigurisht kjo reformë, ndikon edhe te emigrantët shqiptarë në Itali.
Kërkesat për përfitimin e pensionit sipas legjislacionit italian janë:
– Plotësimi i një moshe të përcaktuar;
– Plotësimi i një vjetërsie kontributive e sigurative të kërkuar;
– Të ketë ndërprerë raportet e punës si i punësuar nga të tretët, që nga data e fillimit të pensionit.
Duke filluar nga 1 janar 2012, vjetërsia kontributive e maturuar pas datës 31 dhjetor 2011, për efekt pensioni do të llogaritet për të gjithë punonjësit, sipas sistemit kontributiv. Sistemi kontributiv, është një mënyrë e llogaritjes së pensioneve dhe bazohet në kontributet e paguara gjatë gjithë jetës. Kjo ndryshon nga metoda e llogaritjes mbi pagën (sistemi retributiv) që është përcaktimi i pensionit mbi bazën e rrogës mesatare të marrë gjatë viteve të fundit të punës.
1. Për subjektet që kanë vjetërsi kontributive deri më 31.12.1995
Kërkesa kontributive: Duke filluar nga 01.01.2012, personat me një vjetërsi kontributive më 31.12.1995, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, vetëm në një plotësim të një vjetërsie kontributive të barabartë me 20 vite, të njohura si kontribute të derdhura, ose të njohura nga forma të tjera sigurimi.
Kërkesa të moshës – Për përfitimin e pensionit të pleqërisë kërkohen plotësime të moshave si më poshtë:
a) punonjëset femra të punësuara në sektorin privat:
nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 – 62 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013 – 62 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2014 deri më 31 dhjetor 2015 – 63 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017 – 65 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme
nga 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020 – 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme
b) punonjëse femra të vetë-punësuara (autonome):
nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 – 63 vjet dhe 6 muaj
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013 – 63 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2014 deri më 31 dhjetor 2015 – 64 vjet dhe 9 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2017 – 65 vjet dhe 9 muaj+rregullime e mëtejshme
nga 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020 – 66 vjet dhe 3 muaj+rregullime e mëtejshme
c) punonjësit meshkuj (të sektorit publik dhe privat) dhe femra vetëm të sektorit publik:
nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 – 66 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015 – 66 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2020 – 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme
d) burra te vetë-punësuar(autonomë):
nga 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012 – 66 vjet
nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2015 – 66 vjet dhe 3 muaj
nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2020 – 66 vjet dhe 3 muaj +rregullime e mëtejshme
Rritja e moshës së daljes në pension, argumentohet me përshtatjen e saj rritjes së jetëgjatësisë së popullsisë, të përllogaritur nga ISTAT. Parashikimi i bërë, është që në vitin 2021, mosha e daljes në pension të jetë 67 vjeç, si për burrat ashtu dhe për gratë.
2. Për subjektet që kanë vjetërsi kontributive duke filluar nga 1 janari i vitit 1996
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, personat, kontributet e të cilëve fillojnë nga 1 janari i vitit 1996, mund të kenë të drejtën për pension pleqërie, mbasi të kenë plotësuar vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh, duke plotësuar sigurisht dhe kushtet e moshës së përshkruar më lart.
Në rast se shuma e pensionit rezulton jo më e vogël se 1,5 herë sa shuma e çekut social (assegno sociale), që konsiderohet si prag, pensioni i pleqërisë do të jetë sipas kritereve të përcaktuara për punonjësit me posedim të vjetërsisë kontributive më 31.12.1995.
Për këtë kategori personash, mund të përfitohet pension me plotësimin e moshës 70 vjeç dhe me 5 vite kontribute efektive, duke përjashtuar kontributet e njohura si kontribute figurative (shërbimi ushtarak, sëmundje e paaftësi për punë, leje lindjeje, dhurim gjaku etj), që nuk përfshihen në shumën e pensionit. Duke filluar nga janari i viti 2013 deri në dhjetor të vitit 2015, kërkesa për moshën për 70 vjeç, po rritet me 3 muaj për efekt të ndryshimit të indeksit të rritjes së jetëgjatësisë.
Në kushtet e një reforme të tillë u ngrit mosha e përfitimit të pensionit, por janë ruajtuar disa të drejta të fituara në legjislacionin e mëparshëm.
Deri në fund të vitit 2011, ekzistonin 3 sisteme për përllogaritjen e pensioneve, sistemi retributiv, sistemi i përzier dhe ai kontributiv. Subjektet e regjistruara dhe që kanë paguar kontribute para viti 1996, për të paktën 18 vite kontributeve deri më 31.12.1995, përfshihen në sistemin retributiv dhe kanë të drejtë të dalin në pension të pleqërisë (pensione di vecchiaia) dhe të pensionit të vjetërsisë (pensione di anzianità), megjithëse pensioni i vjetërsisë, nga 1 janari i vitit 2012 është hequr dhe aplikohen 2 lloje pensionesh, pensione të pleqërisë dhe pensione të parakohshëm. Personat që kanë një vjetërsi kontributive më pak se 18 vite deri më 31.12.1995, përfshihen në sistemin e përzier (misto) dhe kanë të drejtë të përfitojë pension pleqërie dhe vjetërsie.
Aplikimi për përfitimin e pensionit mund të bëhet:
· Portale internet INPS: kërkesë telematike nga shërbimi që u ofrohet drejtpërdrejt qytetarëve nëpërmjet kodit PIN, në portalin e Institutit Italian te sigurimeve shoqërore INPS.
· nëpërmjet numrave të telefonit: duke kërkuar Contact Center në numrat pa pagesë 803164 ose në numrin 06164164 nga celulari.
· Patronatet të autorizuar nga INPS, që janë në dispozicion të qytetarëve për shërbimet e nevojshme telematike.
Pensioni i pleqërisë fillon nga dita e parë e muajit pasues, në të cilin i siguruari ka plotësuar moshën e pensionit. Në rastet kur nga kjo datë nuk plotësohen kërkesat e caktuara, të vjetërsisë kontributive, pensioni fillon nga dita e parë muajit që pason atë në të cilin përmbushen këto kërkesa. Së fundi, sipas kërkesës së të interesuarit, pensioni mund të fillojë nga dita e parë e muajit që pason atë në të cilin është paraqitur aplikimi.
Me nisjen e dhënies së pensionit, kërkohet domosdoshmërisht ndërprerja e marrëdhënieve të punës si i punësuar. Në rastin e punës autonome nuk kërkohet ndërprerja e aktivitetit.
Pensioni i parakohshëm
1. Subjektet që kanë një vjetërsi kontributive më 31.12.1995
Nga 1 janari i vitit 2012, subjektet me vjetërsi kontributive deri më 31 dhjetor 1995, mund të kenë të drejtën për pension të parakohshëm në posedim të vjetërsive të mëposhtme :
Kërkesat për pensione të parakohshme
Data e plotësimit të kërkesave |
Kërkesat kontributive për Gratë |
Kërkesat kontributive për Burrat |
01.01.2012 deri 31.12.2012 |
41 vjet e 1 muaj |
42 e 1 muaj |
01.01.2013 deri 31.12.2013 |
41 vite e 5 muaj |
42 vite e 5 muaj |
01.01.2014 deri 31.12.2015 |
41 vite e 6 muaj |
42 vite e 6 muaj |
Nga 01.01.2016 |
41 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme* |
42 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme* |
*Rregullimet e mëpasshme do të bëhen sipas shtesës së jetëgjatësisë
Për pensionet e parakohshme është përcaktuar një moshë e barabartë me 62 vjeç, me të cilën aplikohen penalizime. Nuk ekziston më asnjë diferencë moshe, ndërmjet punonjësve të punësuar, autonomë, ndërmjet sektorit privat e publik, por vetëm diferencë mes burrave dhe grave.
Për subjektet që përfitojnë pension të parakohshëm në një moshë më të vogël se 62 vjeç aplikohen, mbi kuotat e trajtimit pensionistik të kuotave të vjetërsisë kontributive të maturuara më 31 dhjetor të vitit pararendës, një reduktim i barabartë me 1% për çdo vit. Kjo përqindje shkon në 2% për çdo vit të mëtejshëm të parakohshëm përtej dy të parëve (pra nëse në pension dilet para se të mbushen 60 vjeç).
Reduktimi i mësipërm zbatohet në pjesën e pensionit të llogaritur në përputhje me sistemin e retributiv. Prandaj, për ata që kanë vjetërsi kontributive të barabartë me 18 vjet deri më 31 dhjetor 1995, reduktimi aplikohet në pjesën e kontributeve pensionale që lidhet me vjetërsinë kontributive të maturuar nga 1 janari 1996 deri më 31 dhjetor të viti pararendës të atij të daljes në pension; ndërsa, për ata që kanë të vjetërsi kontributive më pak se 18 vjet më 31 dhjetor 1995, dhe kur pensioni i të cilëve paguhet në sistemin e përzier, ulja do të zbatohet në pjesën e kontributeve pensionale në lidhje me vjetërsinë e përllogaritur më 31 dhjetor 1995.
Të tilla reduktime në përqindje të trajtimit pensionistik nuk aplikohen për ata të cilët që plotësojnë kërkesat e përcaktuara për vjetërsi kontributive deri më 31 dhjetor 2017, me kusht që kjo vjetërsi kontributive të rrjedhë vetëm nga puna e bërë, përfshirë gjithë kontributet e detyrueshme nga bashkimi i periudhave të lejes së lindjes të detyrueshëm, për përmbushjen e detyrimeve ushtarake, aksidente, sëmundje dhe Cassa Integrazione të përfituara rregullisht.
2. Subjektet me kontribute të derdhura duke nisur nga 1 janar 1996
Nga 1 janar 2012, subjektet që kanë derdhjet e para kontributive nga 1 janari 1996 mund të kenë të drejtën për pension të parakohshëm mbas plotësimit të kushteve të mëposhtme:
a) sipas kritereve kontributive:
Data e plotësimit të kërkesave |
Kërkesat kontributive për Gratë |
Kërkesat kontributive për Burrat |
01.01.2012 deri 31.12.2012 |
41 vjet e 1 muaj |
42 e 1 muaj |
01.01.2013 deri 31.12.2013 |
41 vite e 5 muaj |
42 vite e 5 muaj |
01.01.2014 deri 31.12.2015 |
41 vite e 6 muaj |
42 vite e 6 muaj |
Nga 01.01.2016 |
41 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme* |
42 vite e 6 muaj + shtesat me rregullimet e mëpasshme* |
*Rregullimet e mëpasshme do të bëhen sipas shtesës së jetëgjatësisë
Në fund të përmbushjes të kërkesave kontributive, bëhet vlerësimi i derdhjeve të bëra dhe të njohura në të gjitha format e sigurimit, me përjashtim të atyre që rjedhin nga vazhdimi vullnetar i sigurimit. Ndërsa ato të njohura për periudhat e punës së mëparëshme deri në plotësimin e moshës 18 vjeç shumëzohet me 1,5. Përsa u përket punonjësve me kontribute të derdhura nga 1 janari i vitit 1996, nuk bëhet asnjë reduktim në llogaritjen e pensionit në rast të përfitimit të pensionit në një moshë më të vogël se 62 vjeç.
b) Me plotësimin e moshës 63-vjeçare, me kusht që të rezultojnë kontribute të derdhura të paktën 20 vite efektive, dhe se shuma e këstit të parë të pensionit do të jetë e barabartë jo më pak se një shumë 2,8 herë të shumës mujore të ndihmës sociale.
Me qëllim të llogaritjes së 20 vjetëve të kontributit “efektiv” është i vlefshëm vetëm kontributi efektivisht i derdhur (i detyrueshëm, vullnetar), përjashtohen ato figurative.