in

Për lejet e qëndrimit dhe bashkimet familjare nevojiten akoma certifikata

Nuk mund të bëhen vetëcertifikime për procedurat e parashikuara nga Teksti Unik për imigracionin dhe nga rregullorja e aktualizimit. Saktësimet e ministrisë së Brendshme

Romë, 21 shkurt 2012 – Vetëcertifikime për të gjithë por jo për imigrantët. Apo më mirë, jo për procedurat e parashikuara nga normat mbi imigracionin, si kërkesat për bashkimet familjare apo për përtëritjen e lejeve të qëndrimit.

Shumë shtetas të huaj mendonin se u kishin dhënë lamtumirën bredhjeve zyrë më zyrë kur, nga 1 janari i shkuar, erdhën në fuqi normat e reja mbi dokumentacionin administrativ. Parashikojnë, mes të tjerash, që zyrat publike të mos lëshojnë më certifikata që duhen përdorur nga të tjera zyra publike, sepse informacionet që certifikatat përmbajnë njihen nga Administrata Publike. Gjë që lë vend për më shumë vetëcertifikime.

Por ato norma, siç është saktësuar para disa javëve në një qarkore të ministrisë së Brendshme, kanë modifikuar vetëm disa pasazhe të Tekstit Unik mbi dokumentacionin administrativ, duke lënë të pandryshuar nenin 3, që parashikon që “qytetarët e shteteve jo anëtare të BE-së me qëndrim të rregullt në Itali, mund të përdorin deklaratat zëvendësuese, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga dispozitat që përmbajnë ligjet dhe rregulloret e lidhura me imigracionin dhe statusin e të huajit”.

Drejtori qendror i imigracionit dhe i kufijve të ministrisë së Brendshme Rodolfo Ronconi ka saktësuar që, për sa kohë nuk ndryshohet ligji, për procedimet administrative të ndjekura nga ministria e Brendshme “duhet të përdoren gjithnjë certifikatat e lëshuara nga administrata publike sa herë që këto parashikohen nga Teksti Unik apo në rregulloren përkatëse të aktualizimit”.

Kjo do të thotë, për shembull, që nevojiten akoma certifikatat kartotekës së Gjykatës dhe ato të çështjeve penale në ngarkim për të kërkuar kartën e qëndrimit, po ashtu edhe certifikata e ‘përshtatshmërisë së strehimit’ për bashkimin familjar. Sipas të njëjtit parim, të papunët që kërkojnë lejeqëndrim për pritje punësimi duhet të vazhdojnë të paraqesin certifikatën e regjistrimit në zyrën e punësimit dhe studentët që duan të përtërijnë lejen e tyre duhet të paraqesin certifikatën e regjistrimit në universitet. Por mjafton vetëcertifikimi për të gjitha rastet e tjera që nuk kanë të bëjnë me çështje të imigracionit. Kështu për shembull, nëse një i huaj kërkon të bëjë abonimin për mjetet publike të qytetit ku jeton, nuk ka nevojë të marrë certifikatë rezidence, por mjafton të deklarojë vetë se ku banon.

Duhet thënë që sidoqoftë, eliminimi i atyre certifikatave nuk do të thoshte jetë më e lehtë për imigrantët. Para saktësimeve të ministrisë së Brendshme, sindikata UIL kishte ngritur problemin: meqë Kuesturat nuk janë të lidhura me bankat e të dhënave publike, për të verifikuar të dhënat e vetëcertifikimeve atyre (Kuesturave) do t-u duhej të lidheshin me Komunat, universitetet dhe Gjykatat, dhe kjo gjë do të kishte zgjatur edhe më tej kohën e përpunimit të praktikave.

Tani e rëndësishme është që ky interpretim t’u arrijë të gjitha zyrave publike. Ekziston rreziku (e sinjalizime të mbërritura në stranieriinitalia.it duket se e konfirmojnë) që për shembull, kush kërkon një certifikatë ‘përshtatshmërie të strehimit’ në komunë të marrë si përgjigje: “Nuk e lëshojmë më, mund të vetëdeklarosh”.

Saktësimet e ministrisë së Brendshme

Elvio Pasca

Enverucë të klonuar prej mishi e gjaku

Sulmi në Afganistan. Dhimbje për Feti Voglin e shpresë për Aleksandër Peçin