in

“Përshtatshmëria e strehimit” me 500 euro. “Është racizëm, qeveria të ndërhyjë”

PD i kërkon sqarime qeverisë mbi supertaksën vënë imigrantëve nga administrata komunale e Bolgares. “E tepruar, e palogjikshme dhe diskriminuese: ministrat Alfano e Madia ç’mendojnë të bëjnë?”

Romë, 5 mars 2014 – Rasti i supertaksës vënë imigrantëve të Bolgares kthehet në çështje kombëtare për të cilën i kërkohen sqarime ministrit të Brendshme Angelino Alfano.

Në fshatin e Bergamos, imigrantët që kanë nevojë për certifikatën e përshtatshmërisë së stehimit për t’u regjistruar në listat e popullsisë së komunës, pr të kërkuar kartën e qëndrimit apo për të sjellë famijarët në Itali duhet të paguajnë plot 500 euro. Falë në vendimi të mirtuar në janar nga kryetari i komunës Luca Serughetti dhe këshilli, shumica e anëtarëve të të cilit janë legistë.

I pabesueshëm justifikimi i këtij vendimi. Në fshatin tonë, shkruan Serughetti & Co., janë shtuar rastet e mikrokriminalitetit dhe të keqbërësve gjë që rrit shpenzimet e komunës. Në vend që këto shpenzime të mbulohen nga të gjithë taksapaguesit, këshilli shikon të aryeshme që “t’ia ngarkojë individëve jokomunitarëqë kërkojnë të regjistrohen në regjistrat e popullsisë rezidente në komunë”.

Kundër supertaksës ndërhyjnë tani në parlament deputetët bergamaskë të PD-së Giuseppe Guerini, Elena Carnevali, Antonio Misiani dhe Giovanni Sanga, që kërkojnë sqarime në sallë ng ministri i Brendshëm Alfano dhe ministrja e Administratës Publike Marianna Madia.

Sipas parlamentarëve, masa e vendosur nga administrata e Bolgares “duket nga njëra anë e tepruar po të krahasohet me veprimtarinë efektivisht të kryer nga zyrat, nga ana tjetër e palogjikshme dhe diskriminuese”. “Po aq i palogjikshëm – lexohet në kërkesën e deputetëve për sqarime – duket edhe justifikimi që qëndron në bazë të kësaj mase”.

Për këto arsye u kërkohet dy ministrave “cilat nisma mendojnë të ndërmarrin për t’u garantuar qytetarëve të huaj rezidentë apo që duan të regjistrohen në territorin e komunës së Bolgares mundësinë e ushtrimit të të drejtave të tyre kushtetuese pa iu ngarkuar në kurriz në mënyrë të padrejtë nga zyrat kompetente të administratës lokale, shpenzime që nuk u përkasin”.

EP

Ministria e Brendshme: Tërhiqni pasaportat biometrike të kërkuara në konsullata vitet e shkuara

Nishani e Napolitano shkëmbejnë medaljet