Arrestohet një shqiptar që të hënën përpiqej të shkonte në Angli me dokumente të vjedhura një qytetari të Viareggios
Romë, 11 shtator 2012 – Policia e kufirit e aeroportit San Francesco të Periugias ka arrestuar të hënën një shqiptar 23 vjeç me iniciale K.J. që përpiqej të merrte avionin për Londër me dokumente të falsifikuara. Duhet të përgjigjet për mbajtje materialesh të vjedhura dhe përdorim dokumentesh të rreme.
I riu është ndaluar në aeroport rreth orës 10.30 të mëngjesit. U është paraqitur agjentëve që i kanë kërkuar t’i shohin dokumentet si italian që shkon për turizëm në Angli dhe u ka treguar një kartë identiteti italiane të lëshuar një qytetari të Viareggios, lindur e banues në atë qytet.
Agjentët kanë nisur të dyshojnë sapo e kanë dëgjuar të flasë: theksi i tij nuk ishte aspak toskan. Një kontroll i dokumentit ka konfirmuar dyshimet e tyre: ishte vërtet i një italiani, por që kishte denoncuar vjedhjen. Me sa duket 23-vjeçari i kishte ndërruar fotografinë e kish menduar ta përdorte për të shkuar në Angli, vend për të cilin shqiptarët kanë nevojë për vizë.