in

Pesaro. Vrasja e Ismaele Lullit trondit Italinë. Të vritesh 17 vjeç për motive xhelozie

Janë dy 20-vjeçarë shqiptarë, Igli Meta dhe Marjo Mema, ata që i morën jetën me thikë në fyt 17 vjeçarit Ismaele Lulli dhe më pas i hodhën trupin në greminë. Pranojnë krimin e i kërkojnë falje familjes që kërkon drejtësi deri në fund për djalin e tyre

Marjo Mema 19 vjeç, Igli Meta 20 vjeç, vrasesit e 17-vjeçarit Ismaele Lulli
Ngjarja që ka ndodhur të dielën në Pesaro ka tronditur gjithë Italinë: 17-vjeçari Ismaele Lulli është gjetur në një greminë, i therur në grykë. Thuajse menjëherë pas gjetjes së trupit karabinierët kanë marrë në pyetje e më pas kanë arrestuar dy shokë klase të viktimës, shqiptarët Igli Meta 20 vjeç dhe Marjo Mema 19 vjeç. Meta ka pranuar menjëherë se ka kryer krimin e tmerrshëm, por nuk pranon se e ka bërë me paramendim. Arsyeja e vrasjes, xhelozia.

Ismaele Lulli, 17 vjeç

Igli Meta ka kërkuar të merret në pyetje në burgun e Pesaro-s dhe të thotë të vërtetën. “Është e vërtetë se e çova në kishë dhe e lidha te kryqi. Por e bëra për ta trembur. Doja që të pranonte përpara një dëshmitari që kishte pasur marrëdhënie me të dashurën time. Pastaj më iku truri. Në fillim i bëra presion Ambrës, të dashurës sime, e cila e pranoi që kishte pasur marrëdhënie me Ismailin.  E binda që ta lidhja deri në grykë, për të simuluar një hetuesi të vërtetë. Por kur ai vazhdoi ta mohonte e godita fort me shkelm dhe me grusht. Atëherë më iku truri dhe nxora thikën dhe i preva fytin”.

Rindërtimi i ngjarjes

Ishte e diel pasdite kur Igli dhe Marjo e ftuan Ismaelen të bënin një shëtitje në lumë. U takuan tek stacioni i autobusëve, aty ku përpara disa muajsh Ismaili u njoh me Ambrën dhe këmbyen numrat e celularëve. Me makinën e mamasë së Iglit ata mbërritën te Lagjja San Martino ku ndodhet kisha. Mes selvive, pranë një kryqi të hekurt, Ismaele u godit me një shkelm që e trullosi. E lidhën me letër ngjitëse në kryq – vetëm për ta trembur thotë tani Meta – por më pas i theri në grykë, me aq forcë sa gati nuk i ka këputur kokën, thonë karabinierët.

Me të kryer vrasjen, Meta u zhvesh i gjithi. U pastrua me ujin që kishte marrë me vete në një shishe, pastaj mori të gjitha rrobat në një qese e bashkë me të vetat edhe një këpucë të viktimës dhe u kthyen ne mbathje në lumë. Atje vazhdoi qetësisht të lahet e të dëfrehet së bashku me shokun e tij, Marjon. Karabinierët arritën ta gjejnë falë celularit që e fikte dhe e ndizte. “Shumë të rinj nuk arrijnë të jetojnë pa cellular. Patëm fat” tha komandanti i karabinierëve në Pesaro, Antonio Sommese.

Meta i kërkon falje familjes së viktimës, nëna e Lullit kërkon drejtësi

Pushimet në Shqipëri? Nuk shtyhen nën palmat e Ramës

Vrasja e Pesaros. Meta i kërkon falje familjes së viktimës, nëna e Lullit kërkon drejtësi