Për arsye ende të paqarta, gjatë fluturimit në bord ka dalë tym. Asnjë i plagosur
Romë, 7 tetor 2013 – Një avion francez ka qenë i detyruar të bëjë ulje emergjence në aeroportin e Pescara-s për shkak të tymit në bord. Ulja është bërë pa asnjë problem në një zonë të veÇuar të aeroportit italian në prani të zjarrfikësve e forcave të rendit.
Të gjithë personat në bord, 4 shqiptarë që riatdhesoheshin nga Franca në Shqipëri, 5 agjentët e policisë dhe 5 personat e ekuipazhit kanë zbritur për të marrë ndihmën e shpejtë. Edhe pse të trembur, fatmirësisht të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Janë në pritje të një avioni të ri që do të mbërrijë nga Franca për të vazhduar rrugën për në Shqipëri.