in

Pistoia. Bie nga çatia e kapanonit e ndjekur nga ish i shoqi me sëpatë në dorë

Gruaja është në gjendje të rëndë në spital, rrezikon të mbetet e paralizuar. Arrestohet i shoqi

Romë, 25 shtator 2013 – Është shtruar në spitalin Careggi të Firences në gjendje të rëndë shëndetësore një shqiptare 28 vjeçe. Sot në mëngjes ka rënë nga çatia e një kapanoni industrial pas një grindjeje të ashpër me ish të shoqin, 32 vjeç, i cili e ka kërcënuar me sëpatë.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, gruaja e ndarë nga i shoqi jetonte me tre fëmijë të vegjël (më i madhi 4 vjeç)  në Ponte Stella, fraksion i Serravalle Pistoiese të provincës së Pistoiës, në disa lokale të kapanonit të braktisur që njëherë e një kohë ishte fabrikë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, ish i shoqi, ka shkuar sot në shtëpinë e gruas dhe menjëherë kanë nisur të zihen. Burri e ka kërcënuar me sëpatë, madje ka arritur ta qëllojë një herë në shpatullën e majtë. Për t’i shpëtuar egërsisë së tij, gruaja ka hipur në çati dhe pasi ka bërë me vrap nja dhjetë metra ka rënë poshtë nga 4 metra e gjysmë lartësi.

Dëshmitar i ngjarjes, pa mundur të bëjë dot gjë, ka qenë një fqinj i gruas ë po bënte disa punime në pjesën e jashtme të shtëpisë së tij. Ka thirrur ndihmën e shpejtë që kanë çuar gruan në spitalin Carreggi ku e kanë shtruar  në gjendje të rëndë shëndetësore, madje sipas mjekëve rrezikon rrezikon të mbetet e paralizuar nga dëmtimet e marra.

Sipas karabinierëve që po rindërtojnë ngjarjen, edhe në bazë të dëshmisë së fqinjit, mund të ketë qenë i shoqi ai që e ka hedhur nga çatia, ndaj edhe kanë arrestuaar 32-vjeçarin për ta marrë në pyetje dhe kanë sekuestruar sëpatën me të cilën i ishtë hakërryer të shoqes.

Redaksia Shqiptari i Italisë

I dënuar në Itali, arrestohet në Durrës punonjësi i bashkisë

Papà Kyenge prega per scacciare “la malvagità dallo spirito” di Calderoli