in

Pa asnjë përjashtim. Mini-revolucioni i shërbimit shëndetësor për emigrantët

Nga pediatri për bijtë e klandestinëve, te tesera shëndetësore për ata që presin lejeqëndrimin e parë apo përmbylljen e praktikës së sanatores. Ja marrëveshja mes Shtetit dhe Krahinave që shtrin në gjithë Italinë modelin më të mirë në të drejtën e shërbimit shëndetësor. Në zbatim të Kushtetutës

Romë, 8 janar 2013 – Pa asnjë përjashtim. Sipas nenit 32 të Kushtetutës: “Republika mbron shëndetin si të drejtë themelore të individit dhe në interes i shoqërisë, dhe garanton kura falas më të varfërve”

Në këtë drejtim shkojnë “Udhëzimet për aplikimin e drejtë të normativës për shërbimin shëndetësor të popullatës së huaj” mbi të cilat qeveria, krahinat dhe provincat autonome kanë arritur një marrëveshje më 20 dhjetor.

Në gjashtëdhjetë faqet e udhëzuesit jepen rregullat e ndryshme për përfitimin e kurave sipas profileve të ndryshme të emigracionit (të rritur, të moshuar apo fëmijë, punonjës, studentë apo të papunë, të rregullt apo klandestinë, komunitarë apo jokounitarë). Më në fund, ky udhëzues tregon  me qartësi për ç’shërbime kanë të drejtë, duke u bërë kështu një mjet shumë i dobishëm qoftë për të huajt qoftë për punonjësit e shërbimit shëndetësor.

Këtë radhë marrëveshja arrihet sipas modelit më të mirë. Sepse, teknikisht, nuk thotë asgjë të re, pasi bazohet në ligjet në fuqi dhe në praktikat pozitive të ndjekura në krahina të ndryshme. Risia qëndron në faktin që i ka zgjedhur e i ka vënë bashkë, në mënyrë që të aplikohen gjithandej njësoj në mbarë Italinë, veçanërisht atje ku ishin një mirazh.

Ndër pikat më të rëndësishme të udhëzuesit, regjistrimi i detyrueshëm i të miturit në Shërbimin Shëndetësor kombëtar (SSN) pavarësisht qëndrimit të rregullt apo të parregullt të prindërve, gjë që u garanton edhe bijve të imigrantëve në Itali të kenë një pediatër. Apo regjistrimi pranë SSN-së edhe i personave në pritje të lëshimit të lejeqëndrimit të parë apo për punonjësin për të cilin është paraqitur kërkesë legalizimi.

Marrëveshja vendos, mes të tjerash, që të moshuarit e ardhur në Itali me bashkim familjar të mund të regjistrohen vullnetarisht në SSN duke derdhur një kontribut, pra nuk janë të detyruar të lidhin një sigurim privat shëndetësor. Një parim ky që në Lombardi (sa për të përmendur një rast) u vu në jetë vetëm pas një sentence gjykate.

Sqarime të tjera kanë të bëjnë me shërbimin shëndetësor për emigrantët e parregullt, të cilëve u garantohen kurat urgjente dhe thelbësore. Një kategori kjo e gjerë, në të cilën hyjnë shprehimisht edhe transplantet e organeve, përfshirë atë të palcës së kockave, për të cilat të huajt trajtohen njësoj si italianët edhe nëse nuk kanë lejen e qëndrimit.

Theksohet edhe që (dhe është e udhës të bëhet shpesh) që “përfitimi nga strukturat shëndetësore i të huajve me qëndrim të parregullt nuk duhet të sjellë asnjë lloj sinjalizimi pranë autoriteteve”. Leja e qëndrimit nuk nevojitet as për deklarimin e lindjes apo të njohjes së fëmijëve nga nënat e baballarët e huaj.

Më në fund sqarohet edhe përfitimi nga shërbimi shëndetësor kombëtar i shtetasve komunitarë. Duke u siguruar, për shembull, kura falas edhe atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali, por që nuk mund të kurohen në vendlindje e deklarojnë të mos ketë të ardhura.

E pra Asnjë nuk përjashtohet, ashtu siç parashikon Kushtetuta.

Elvio Pasca

Shkarko (në gjuhën italiane):
“Indicazioni per la corretta applicazione della normativa per l’assistenza sanitaria alla popolazione straniera da parte delle Regioni e Province Autonome italiane”

Grindje në fermë. Vritet me gurë dhe gërshërë 47 vjeçarja kosovare

Issi Ademi: “Orgoglioso del sostegno della mia comunità”