Pak durim…
S’më duket se ike përgjithmonë,
por ke ndaluar pas një udhëtimi.
Zoti në stacionin e fundit gabimisht
ty të zbriti.
Dhe unë tashmë kam marrë trenin
që do të më sjellë tek ti.
Nuk di të t’them se kur do t’mbërrij
ekzaktësisht.
Mund të ketë edhe vonesa, Nënë,
e di si janë trenat, asnjëherë fiks.
Rëndësi ka që do të takohemi,
pak durim…
Kjo poezi ka fituar çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës “Napoli Cultural Classic” 2010, në kategorinë e autorëve të huaj.
Intervista e plotë në Bota Shqiptare 267, 1 tetor 2011